Deputet, varfëria nuk ka nevojë për rrogën tënde!

Deputet, varfëria nuk ka nevojë për rrogën tënde!

Vajzat jetime nga Kukësi

Po shoh një entuziazëm të pamasë në rrjete sociale mbi faktin se një deputet ka dhuruar pagën e çdo muaji për mandatin e mbetur si ligjvënës në ndihmë të 6 fëmijëve jetimë në Kukës. Për t'u përshëndetur posi! Ky apo këta 'heronj' tashmë të rrjeteve sociale fitojnë famë e ndoshta një mandat të ardhshëm deputetllëku që do i shtojë pasurinë, reputacionin etj...

Nuk jam pa zemër kur i shkruaj këto radhë, jo! Sepse 6 motrat jetime duhet të përfitonin automatikisht nga shteti benefitet që u takojnë. Shteti social që trumbetojnë çdo ditë pushtetarët tanë duhet të ketë e t'i sigurojë automatikisht politikat sociale për shtresa si këto në nevojë. Jo vetëm atë pensionin e mjerë që merr një fëmijë kur i vdes babai, por te ardhura për llogaritura mire sesa shpenzime mesatare mund te kenë motrat për ushqim, veshje, arsimim, një kujdestare ose shtëpi kujdesi për to.

Shqipëria nuk ka vetëm 6 motrat jetime, por ka qindra e qindra familje me fëmijë të sëmurë, jetime, prindër të paaftë të kujdesen për fëmijët me shtëpi që po u shemben mbi koke. Rrojnë me 50 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk mjafton një rroge deputeti të mbylle këto halle të përditshme, asnjë shtëpi e dhuruar nga ‘X’ biznesmen. Se nesër sërish lind pyetja për mbijetesën. Duhen politika të zgjuara sociale. Duhet që çdo taksë që vilet nga shteti nuk ngurron ta shtojë nga viti ne vit, ta përkthejë në shërbim e ndihmë sociale. Nuk duhet që një familje e varfër në ekstrem me pamundësi të ardhurash të presë të vije një kamera e një mikrofon para gojës që të bëjë publike hallin për bukën e përditshme. 

Duhet shteti të trokasë ne këto dyer. Sapo 6 fëmijë mbeten pa nene e baba, zyrat përkatëse duhet te kryejnë çdo shërbim, t'u çojë madje dhe psikolog. Ky është shteti social, ky është shpëtimi përfundimtar për familjet e varfra qe sot rrisin fëmijët me ujë, miell e sheqer.

Po a ka ligje? Deputetet qe bëjnë show duke falur rroga, a kane mundësi te krijojnë njëherë të vetme një draft te posaçëm për familjet me nevoja kritike, ose te propozojnë një të tillë? A kanë mundësi qe ata zyrtarucë të mbyllur ne ministrirat e Punës e Çështjeve Sociale të trajnohen jashtë në shtete perëndimore ku të huazojnë politikat e tyre sociale e t’i adoptojnë bukur në atdheun e tyre? Ti mbushin boshllëqet ligjore qe sjellin përplasjen e derës së shtetit për varfanjakun dhe çeljen paturpësisht te ndihmës ekonomike e kredive të buta për deputetë e politikanë të pastrehë.

Dhe çfarë ndodh kur shteti është inegzistent?
Ka pasur raste kur fëmijë të tillë janë trafikuar. Askush nuk i ndal dot keqbërësit. Ke lypës në çdo rrugë të çdo qyteti, por dhe hajdutë. Ka raste vetëvrasjeje plot, kur mjerimi është kthyer ne depresion të pashmangshëm. E plot ngjarje të dhimbshme. Deri tek trokitja në media. Një kronikë në lajme të shpëtojmë ‘X’ hallexhi. E nëse ka fat del një Y bamirës. E ku është shteti social këtu?

Boshllëqet në ligj po i përdorin për show organizatat bamirëse që dalin më të forta se shteti që aspiron anëtarësimin në BE e tek tuk ndonjë deputet që fal rrogën në vend që të bëjë punën e ligjvënësit. 

Ndaj z. politikan, o bëj punën për të cilën je votuar, të nxjerrësh popullin nga varfëria, ose lere atë mandat bashkë me kolegët dhe pranoni se nuk bëni dot shtet. Por boll më, mos e bëj sylesh atë që të ka dhënë votën. Nuk ka nevojë për rrogën tënde, por do atë çfarë i takon me ligj një individi të lirë që po jeton në një shtet në zemër të Europës!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trendafilja: 01/06/2018 00:53

    PSE I BINE NE QAFE KOT ED RAMES PARTIJA E EDIT NUK ESHTE PARTI SOCIALISTE ME PERMBAJTJE SOCIALISTE ESHTE PARTI RRADIKALE PER SHTRESEN E MILJONEREVE TE RINJ TE KRIJUAR GJATE 20VITEVE TE FUNDIT KESHTU MOS SHPRESONI KOT MOS TREGONI NGJARJE SENCIBILIZUESE PER FUKARENJTE OSE PER PENCIONISTET FUKARENJ ME EMRIN PARTI SOCIALISTE TRC MUHABETI PARTIJA E ED RAMES NUK ESHTE PARTI PER POPULL

    Përgjigju
  • Emigranti: 31/05/2018 04:39

    Le ta themi ashtu sic eshte: Veprimi i deputetit eshte nje veper fisnike qe duhet te ndiqet nga te gjithe dhe jo te vleresohet sipas deshires se dikujt. Qe nga qeveria,kuvendi ministrite etj etj e dine sa eshte rroga mesatare,sa eshte ndihma ekonomike per famile e persona. Dine gjithashtu sa jane nevojat per nje jete normale(me sa dime nga nje studim i bere kohe me pare cdo person duhet te kete rreth 17 mije lek te reja ne muaj) Atehere si qeveria jep 100 mije te vjetra ose dikush edhe me pak per nje pensionist! Si jep ndihme ekonomike per nje familje me 4 5 antare 50 mije te vjetra!? Nuk ka leke mund te thote dikush... Jo leke ka per keto shtresa por nuk u mjaftojne pagesat per qira per deputetet,djeta shperblime etj ethj.

    Përgjigju
  • Agim Myrteza: 30/05/2018 21:40

    Po shkrimi esht i mire dhe i arsyetuar mire po a ka dale njeri deri me sot politkan te bej nje xhest te tille shtein socjal e kan per zemer partite socjliste po a u shkon ne mend deputeteve socjalkomuniste per fukarain keta po vjedhin e varfeojne kete popull nme ligj e pa ligj me koncesjone teendera Ppp e tyre te fameshme prandaj le te marin shebull dhe te bejne dhe te tjert te njejten gje se sdo kemi humbje.

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 30/05/2018 18:40

    Respekt per shkrimin ama pjesen per deputetin qe ka dhuruar rrogen mumd ta kishe trajtuar ashtu sic e meriton si xhest fisnik...dhe fakti qe eshte ligjvenes me detyrimin e shtetit per te menaxhuar dhe trajtuar shtresat me probleme sociale nuk kane shume lidhje se pergjithesisht nese miratuesit e ligjeve do te ishin shembelltyre e permbajtjes se tyre do ishim me shume fat pasi ligje kemi cilesisht te mira ama zbatueshmerisht skandaloze...

    Përgjigju
  • Jari me nishan: 30/05/2018 17:53

    O lali, eshte ne opozite ky figura, po ngaterron kekun me byrekun me duket

    Përgjigju
  • Ilirjan: 30/05/2018 17:24

    Shkrim sa per 1000 shkrime, problemit duhet ti shkohet tek burimi e jo te arrnojme gjerat qe dalin rruges, qe ti fali rrogen ai nuk eshte zgjidhje, por ky shehu qe sillet si perendimor, a ka guxim te dali te thote qe tek call centerat qe kishte ky, ishin me standarte europiane, dhe a sillej me punetoret si europian, me pagesat, pushimet, sigurimet, oraret sipas kodit te punes etj, shume do ti thonin bravo qe ke arritur te krijosh mundesi per tu bere milioner, po zotrote milioner je, por ke shfrytezuar si skllever shqiptaret dhe rinine ne vecanti, dhe nuk ke bere asgje te mire per vendin vetem sa u ke dhene nje rroge sa nje lemoshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët