Deputetët e PD, Alibeaj dhe Shehu në krah të trafikantëve të drogës në Lazarat: Jeni dënuar padrejtësisht

Deputetët e PD, Alibeaj dhe Shehu në krah të trafikantëve të drogës në Lazarat: Jeni dënuar padrejtësisht

Takimi i zhvilluar në Lazarat mes deputetëve Alibeaj dhe Shehu dhe familjarëve të grupit të Zjarrit

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Tritan Shehu kanë zhvilluar një takim me familjarët e 12 të akuzuarve të grupit të zjarrit në Lazarat. Takimi është zhvilluar me kërkesë të banorëve, që siç thotë Shehu kanë kërkuar një takim me përfaqësuesë të PD, për dënimin e familjarëve të tyre.

Deputeti demokrat thotë në një status në Facebook, se autorët e vërtetë të krimit nuk janë dënuar, ndërkohë që dënimet janë kolektive dhe të pargumentuara.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Se bashku me kolegun deputet Enkelejd Alibeaj, ish Minister i drejtesise e jurist i njohur, realizuam ne Lazarat me kerkese te tyre nje takim shume te frutshem me banore e familjare te reth 12 te akuzuarve aty per nje krim te rende e tragjik.

Ashtu si une, deputet i atij Qarku e kam theksuar dhe me pare, procedurat e deri tanishme policore, hetimore e juridike per te zbuluar e denuar autoret e vertete te atij krimi lene shume per te desheruar, duke tentuar te shkohet drejt denimeve kolektive e te pa argumentuara, perfshi dhe ndaj te miturve.

Ne kete menyre tranzmetohet ndjesia se ky proces eshte perfshire nga vullneti shteteror per te bere disa “koka turku”, si dhe nga njeaneshmeria politike ne imponimin e masave ndeshkimore.

Pikerisht per te degjuar ata banore te atij komuniteti me vlera te medha qytetare, kulturore e demokratike, ne morem pjese ne ate takim shume te frutshem.

Gjate tij u degjuan me vemendje ankesat, verejtjet, argumentat e familjareve e te banoreve, si dhe ju dhane atyre dhe komunitetit nga Z.Alibeaj keshilla te vyera, per cfare duhet bere, vecse per ta cveshur ate proces nga interferencat jashte kuadrit te drejtesise, vecse per te ndihmuar ne daljen e vertetimin e te vertetes.

Perpjekjet tona do te jene te pa rreshtura ne funksion te nje procesi te drejte, transparent dhe te bazuar mbi provat e ligjin, per tu zbuluar e denuar vetem autoret e vertete te krimit.

Takimi i zhvilluar në Lazarat mes deputetëve Alibeaj dhe Shehu dhe familjarëve të grupit të Zjarrit

Anëtarët e grupit të Zjarrit në Lazarat, janë dënuar nga Gjykata. Krimet e Rënda kanë dënuar me 2 burgime përjetë Albion Alikon dhe Bajram Bocin, dhe dënoi me 150 vite burg 7 anëtarët e tjerë të grupit. Grupi i kryesuar nga Aliko dhe Boci u akuzua për vrasjen e efektivit të RENEA-s., Ibrahim Basha në qershor të vitit 2015.  Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat solli një valë arrestimesh dhe shoqërimesh në fshatin rebel që sot kërkon drejtësi për të rinjtë e Lazaratit. 

Si u vra efektivi i RENEA- mëngjesin e 24 qershorit 2015

Ibrahim Basha u qëllua me një plumb në kokë më 24 qershor 2015 në hyrje të fshatit të Lazaratit. RENEA ishte njoftuar për një situatë problematike në Gjirokastër, ku ishin raportuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe menjëherë është nisur një grup efektivësh të forcave speciale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jeton fadil "BAJG" gjoleka: 28/10/2018 12:29

    Shikoni turimiun alibeaj diskuton me kriminelët e lazaratit që vran në lulen e rinis policin e pa fajshëm e ky turmi alibeaj i jep të drejt që vran policin e popullit Shqiptar që mbron të drejtën e ky vëllai i nakotrfikantit të drogës na del e na bën leksjone demokracie . Po ky a e pyet njëher veten se nga vjen nga çlloi familje vjen por alibeaj turi miu sdo të di i mendon Shqiptarët budallenj siç është vet . Po do ta mari dhe alibea atë që meriton.

    Përgjigju
  • Emigranti: 28/10/2018 11:57

    Sa turp!mban dhe funksionin deputet dhe kush lsa toska I ri-alibeu,e mban vehten per jurist dhe pret populli drejtesi nga plehra te tille!!!

    Përgjigju
  • Fraiku: 28/10/2018 11:53

    Lazot akoma nuk kane mbaruar pune me drejtesine o Tritan kaplloqja. Duhet te nise dhe sekuestrimi i pasurise se tyre ne baxe te ligjit antimafia. Shkoni talleni aty me familjaret e banditeve dhe mashtroni opinionin publik. Procesi dhe denimet ishin mese transparente dhe madje disa meritonin denim me te rende.

    Përgjigju
  • ata: 28/10/2018 11:45

    ata vertet jan denuar si ne kohen e enverit

    Përgjigju
  • tini: 28/10/2018 11:13

    Deputetet antilgj Shehu dhe si gjithmone Alibeaj me doshe te hapura per abuzim me pushtetin qyajne te padrejte vendimin e gjykates shqiptare . Alibeja me vella te denuar per trafik droge ,duhet te largohet nga politika dhe te shkoj ne burg. E beri legen zv . ministri Lamellari tek Java ne RTSH ,kur i permendi lirimin e krimineleve per zghedhjet e 2009 ,kur ky karafil ishte mender minister i padrejtesise . Pse nuk fillon dhe mazhoranca te njejten lufte pilitike por me prova dhe jo me shpifje si keto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë