Deputeti i PD: 6 muaj në detyrë, Arta Marku rri dhe sheh yjet, s'ka në ndërmend të ikë

Deputeti i PD: 6 muaj në detyrë, Arta Marku rri dhe sheh yjet, s'ka në ndërmend të ikë

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi analizon 6 muajt e parë të Kryeprokurores Arta Marku në detyrë. Bykykbashi aludon se Marku nuk ka ndërmend të largohet, edhe pse mandati i saj është i përkohshëm. Sipas tij, kryeprokurorja do qëndrojë në detyrë për aq kohë sa do t'i duhet Edi Ramës.

Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Sot u bënë plot 6 muaj që kur Arta Marku, nën çader, në mes të tymit, vuri dorën të betohej mbi Kushtetute si Prokurore e Përgjithshme e Përkoheshme edhe pse Kushtetuta nuk njeh një PPP.

Thanë që do të qendronte vetëm një apo dy muaj sa të zgjidhej Këshilli i Lartë i Pro‎kurorisë, por ky këshill as ka ndërmend të zgjidhet për shume kohë. Dhe pa KLP nuk ka Prokuror të Përgjithshem me mandat 5-vjeçar. Opozita propozoi amendament kushtetues që ta fuste këtë punë në hulli kushtetuese.

Por ata në PS që bënë çorbë reformën ne drejtesi, thanë se deri sa të hynte në fuqi amendamenti kushtetues, do të ishte zgjedhur Prokurori sipas Kushtetutes ndaj nuk duhej.

Amendamenti do kishte hyrë dy herë në fuqi deri më sot, por as KLP nuk kemi e as Prokuror me mandat kushtues 5 vjeçar nuk kemi.

Dhe Arta Marku rri e vështron yjet, me dilemen: më mirë i Përkohshem pa afat, apo i Përheshem me afat 5 vjeçar?

Mah, nuk e di, po pyes njëherë Kryeministrin a i duhem akoma…‎

Ndërkohe trafiqet vazhdojnë, Tahiri është i lirë, hetimet për Habilajt dhe Xhafajt nuk dihet ku janë, ministrat e korruptuar flenë si qengja, Erioni ia jep Teatrin Kombetar privatit që të bëjë pallat e ta shesin bashkë, dhe Rama qeveris pa atë gjembin që quhet Gjykate Kushtetuese. Tranzicion i përhershëm si gjithmonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët