Deputeti i PD publikon videon, Salianji: Drejtori i Shëndetit Publik në Kolonjë tenton të korruptojë policët

Deputeti i PD publikon videon, Salianji: Drejtori i Shëndetit Publik në Kolonjë tenton të korruptojë policët

Deputeti i PD, Ervin Salianji

Deputeti i PD, Ervin Salianji denoncon rastin e drejtorit të Shëndetit Publik në Kolonjë, i cili u arrestua pak kohë më parë nga Policia Rrugore, pasi tentoi t’i korruptonte, ndërsa është liruar pasi ndërhyri partia që ai përfaqëson.

Ndërkohë Salianji publikoi edhe videon e policisë, ndërsa sipas tij pas personit që tentoi të korruptojë me 2 mijë lekë të reja punonjësin e policisë fshihet Pandi Cungu, Drejtor i Shëndetit Publik.

Në Tiranë ordiner që korrupton policët, në Kolonjë drejtor i Shëndetit Publik i Rilindjes. Rilindja nuk eshte qeveri eshte regjim propagande, ku edhe letrat anonime i shkruan vete dhe hallexhinjtē i korrupton në hall. Drejtorët e Rilindjes kanë kriter të jenë gjobëvënës , të korruptuar, të pashkollë dhe inkriminuar. Emërimet e Peleshit në Korçë janë vetëm një nga provat e këtij regjimi shushunjash. Në Kolonjë Pandi Cungu është Drejtor i Shëndetit Publik por në Tiranë është ordiner që policia e arreston për korruptim dhe kuptohet qe e liron sapo ndërhyn partia!!

Shteti i Rilindjes denon dhe shkatërron qytetarët ndërsa për rilindasit Pavarësisht se kapen nga kamerat trupore të policisë me semafor te kuq dhe me para për të korruptuar policinë lihen të lirë dhe bëhen drejtora. Kjo lloj specie del i lirë dhe vazhdon të drejtojê shendetin publik te kolonjarëve. I proçeduar nga prokuroria dy herë dhe i kapur në shkelje drejtoruci i PS vazhdon aktivitetin e tij normal si drejtor ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë nëpër komisariate dënime dhe për gjoba të pamerituara.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit në Facebook

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarafi: 04/08/2018 23:28

    O R I PO CI KE KETO KOMENTE RAMA THOTE BEHINI SYTE KATER PO TE SHIKONE CDO LLOJ SJELLJE KORRUPSIONI DENENCOHINI KUSHDO QE TE JETE RAMA THOTE CDO SOCIALIST I NDERSHEM DUHETTE BEHET SI SPIUNET E 80 lekshave ne DIKTATURE E PA KORRUPSIONIN TA RRPORTOJR KU KA DHENE DHE NUMURIN E TELEFONIT

    Përgjigju
  • Ori: 04/08/2018 21:37

    Salianj paske qene talent per pergjime dhe spiunime , tamam si 80 lejshit nd kohen e diktatures

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota