Deputeti i PS: Respekt Fatmir, mafia duhet luftuar çdo minutë

Deputeti Erjon Braçe

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka reaguar pas konferencës për shtyp të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili tha se nuk frikësohet nga shantazhet e opozitës.

Në një reagim në ‘Instagram’, deputeti Braçe shkruan se mafia duhet luftuar çdo moment. Duke shprehur respekt për ministrin Xhafaj, ligjvënësi socialist thekson se kundërsulmi Antimafia është njëlloj si kundërsulmi i shtetit ndaj banditëve më 14 shtator.

Respekt #Fatmir! Mafia duhet luftuar çdo minutë! Kundersulmi Antimafia njesoj si kundersulmi i shtetit ndaj banditeve ne 14 shtator!

Erjon Braçe, deputet i PS


(Reagimi i deputetit Braçe)

d.co.
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 17/05/2018 09:31

    Me 14 shtator mafia sulmoi shtetin me antitank.Po ju mafien sot me se do e sulmoni me shurre lope.

    Përgjigju