Deputeti i Vetëvendosjes për Report
Tv: Mund të shmangej dhuna

Deputeti i Vetëvendosjes për Report<br />Tv: Mund të shmangej dhuna<br>
Deputetët që u arrestuan ditën e djeshme Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika- Kadaj-Bujupi, janë liruar nën masa të rrepta sigurie, për të tre është dhënë masa e sigurisë "arrest shtëpie." Pas vendimit të Gjykatës, deputetët janë përcjellë për në banesat e tyre, të shoqëruar nga automjetet e policisë.

Për Report Tv ka folur deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj, duke thënë se tre deputetët që u arrestuan gjenden në arrest shtëpie, është përdorur dhunë policore, e cila mund të shmangej por ne kemi një pushtet i cili po dënon deputetët dhe aktivistët tanë.

“Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin dhe arrestimin e deputetëve,  e quaj terrorizëm edhe pse dije e theksova të gjitha argumentat që ka përdorur Beqir Kallutra, gjyqtari i këtij sistemi kriminal.

Ata po mundohen me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosjen, duke e paraqitur organizatën tonë sikur ne nuk veprojmë mbi bazën ligjore, ata e kanë të kotë, sepse Vetëvendosja por ne do jemi më pranë interesave të qytetarëve,
” shpjegon deputeti Arbër Rexhaj.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull