Deputeti socialist 'përplaset' me dhëndrin e Berishës: Budalla që t’i hanë kumbullat të tjerët o b*** (Replikat e plota)

Deputeti socialist 'përplaset' me dhëndrin e Berishës: Budalla që t’i hanë kumbullat të tjerët o b*** (Replikat e plota)

Jamarbër Malltezi dhe Pjerin Ndreu

Denoncimi i drejtuesit të departamentit për mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, njëherazi dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është kthyer në “mollë sherri” mes demokratëve dhe socialistëve në këto ditë të nxehta gushti. Shkak është bërë një denoncim i Malltezit për një shtëllungë tymi në qytetin e Durrësit në orët e para të paradites.

Sipas Malltezit, socialistët nuk promovojnë durrsakët por iu japin poste personave të lidhur me PS-në.

Ai akuzon direkt vëllain e deputetit socialist Pjerin Ndreu, se është zgjedhur nga socialistët në krye të kapitenerisë për shkak të lidhjeve me të vëllain deputet.

Durres, 17 Gusht 2018. Falimenton felliqesira qe na e quajne shtet!!!

Ku eshte inspektoriati shteteror i mjedisit? Ku eshte agjensia e bregdetit? Ku eshte kapiteneria e portit? Ku jane emergjencat civile? Ku agjensia turizmit? Klosi u be dy here deputet ne Durres, por cilin qytetar Durrsak promovoi? Asnje. Vec ish kreut te ps Durres Konomi qe ishte shef dogane per 3 muaj dhe e hoqen se kish dore te rende. Ky e fiton konkursin si profesionist!

Kapitenerine e portit e perlan vellai i deputetit te ps Ndreu nga Mirdita. Ky e fitoi konkursin? Nuk kishte asnje profesionist detar nga Durresi? Nuk kishte asnje profesionist tjeter pervec atij qe ka vellain deputet? Ketu eshte kalbur kripa.

Jamarbër Malltezi, drejtues i departamentit të Mjedisit në PD

Fotoja e postuar nga Malltezi

Përgjigjen s’ia ka vonuar deputeti socialist, Pjerin Ndreu, që në një status në Facebook, shkruan se kapiteneria e Durrësit nuk merret me zjarret. Ndreu i thotë Malltezit se ky i fundit ka uzurpuar vendin në Partinë Demokratike si dhëndër, e jo si politikan, ndërsa sipas tij, i vëllai ka përfunduar shkollën e Marinës.

Përgjigja e plotë:

O dhenderrushi budalla i Saliut qe ti hane kumbullat te tjeret e ty te mpihen dhembet ! Kapiteneria nuk merret me zjarret ne toke o bo....e ! Pastaj drejtori qe thu ti nuk e ka uzurpu postin se nuk e ka pase vjehrrin kryeminister, por ka mbaru Akademine e Marines ne Vlore o dhenderrush i vobekte ! Pastaj ku e ke te shkruar ti qe te jesh nga Mirdita, Puka apo Tropoja nuk duhet te jesh drejtor ?! Kujdes se po te rrah vjehrri me keto budalleqe qe thu ! Te fala tyt eti se eshte burre, po ty duket se ti ka helmu trute doktori e nuk di ca thu !

Pjerin Ndreu, deputet i PS-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • altin: 18/08/2018 18:10

    nuk eshte se kam ndonje rrespekt per Ndreun por kur shoh ket tyten qe deri dje ish pa brek ne byth e sot esht miljarder pa I hyr ferr ne kemb me vjen per te vjell,Esht turp te besh komente per idealizem me disa hajdute ordiner qe ideal kan zhvatjen parim kan shpifjen .

    Përgjigju
  • Blenard: 18/08/2018 09:32

    Po arditen kush e fut ne trekendesh hahhahahahah

    Përgjigju
  • Misri: 18/08/2018 09:26

    Kujdes o Gruri se duhet te ruhesh mire nga infeksioni i vemjeve postkomuniste, Matka e te cilave ke kapon tend Sali 24 karat komunist....

    Përgjigju
  • Gruri: 18/08/2018 00:31

    TE jesh PJERIN DO TE THOTE TE BESH DUSH ME RAMIZIN NE NJE VASKE .DO TE THOTE TE LEPISH MUSTAQET E RUCIT DHE ME E KEQJA TE URRESH DEMOKRACINE DHE TE BIESH NE DASHURI ME MAFIEN SOCIALISTE.HARRAM DIBRA DHE MALESIA .JE SHUME I SHKURTER TE MBASH MBI SUPE ATO QE MBAJTI SALIU DHE QE PO I GEZOJNE EDHE BREZAT SOT .PO QE KA AKOMA SI PJERINI DHE RUCI ...ESHTE E VESHTIRE TE LUFTOSH VEMJET ME NJE VAKSINE.JANE SHTUAR SHUME VIRUSET POST KOMUNISTE .

    Përgjigju
    • Adi: 18/08/2018 08:14

      Sa rende qenke kur ta prekin Saliun... Asgje nuk po gezojme nga keta prolitikane te korruptuar me Saliun tend te parin. Dhe mos ja qaj hallin se ska mbajtur gje mbi supe ai derr vec populli i ka mbajtur

  • Hinglateri: 17/08/2018 21:00

    Po Argiten kush ja kafshon?

    Përgjigju
    • Fredi: 18/08/2018 09:17

      Se kuptove ti qe ku,bulla eshte Argita.

  • armandi: 17/08/2018 19:45

    Pershendetje Pjerin ! Perse i jep kenaqesine e pergjigjes, ketij baboles ?!!! Nuk i beson me njeri keta, leri te pelcasin ne lekuren e tyre !

    Përgjigju
  • Dhsk: 17/08/2018 19:01

    Pjerini,ky burrth i vockel me goje te piset

    Përgjigju
    • Genti: 17/08/2018 20:45

      Se mos vetem gojen, edhe shpirtin e ka te piset.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin