Deputetja e PD: Rama bën propagandë, të dhënat konfirmojnë krizën ekonomike

Deputetja e PD: Rama bën propagandë, të dhënat konfirmojnë krizën ekonomike

Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa ka theksuar se në muajin maj kanë mbyllur aktivitetin 1016 biznese.

Në një status në ‘Facebook’, Tabaku flet për atë që ajo e quan realitet dhe propagandë e Ramës, duke sqaruar sipas saj, se të dhënat zyrtare konfirmojnë krizën ekonomie

REALITETI dhe PROPAGANDA e Ramës. REALITETI: Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese. Në 5 muaj, Janar-Maj 2018, 5848 biznese mbyllën qepenat.

Çdo biznes që mbyllet do të thotë rroga që nuk paguhen më, kryefamiljarë dhe të rinj që mbeten pa punë, më pak të ardhura dhe më shumë varfëri për familjet shqiptare.

Të dhënat zyrtare të kreditimit të ekonomisë konfirmojnë krizën ekonomike! Ky është muaji i pestë rradhazi që kreditimi ulet.

Kredia per bizneset në Prill 2018 rezulton 17 milione dollare më pak sesa Marsi dhe 80 milionë dollarë më pak se Prilli 2017. PROPAGANDA: Për propagandën shikoni se si Edi Rama gënjen live në ERTV.

Jorida Tabaku, deputete e PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 03/06/2018 14:32

    Kjo eshte wkpnomistja me koti qe kam pare . Te dhenat rlonomike nuk bazohen tek fantazite e Rames , por tek Eurostat , FMN dhe Alstat , prandaj mos bej opozite koti . Dhe ju ipnit statustika qe nuk kishin asnje baze , se i benin sejmenet e PD me ne krye Boden

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan