Deputetja e PS nxjerr blof Bashën: Kunati i tij zotëron 6 kompani, mashtron me të ardhurat

Tirane- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka Ferhati në një deklaratë për mediat ka akuzuar familjarët e kryedemokratit Lulzim Basha, veçanërisht kunatin e tij, Erjon Isufi se zotëron 6 kompani që xhirojnë shuma kolosale parash, por nuk i deklarojnë të ardhurat. Bushka iu referua deklaratës së djeshme në një emision televiziv të Lulzim Bashës, i cili  deklaroi se, “asnjë familjar i tij nuk zotëron ndonjë firmë konsulence, aq më pak të lidhura këto me shtetin apo me ata që ai i konsideron si oligarkë”.

“Kunati i tij, Erion Isufi zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: “Landmark Communicatins”, “Landmark Technologies”, “Landmark Premium Print”, “HR Solutions”, “Albania Internet” dhe “Blacksheep”. “A e dini se vetëm “Landmark Communications” dhe “Premium Print”, që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë. Vetëm vitin e kaluar, xhiro e deklaruar e këtyre kompanive arriti në 2,2 miliardë lekë, nga të cilat fitimi i deklaruar vetëm 40 milionë lekë të vjetra”

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati Bushka

Sipas deputetes socialiste, perandoria e kompanive në emër të kunatit të Bashës ka punuar me disa biznese të mëdha, por çuditërisht Basha disa prej këtyre bizneseve që punojnë me kunatin e tij, i ka futur në litën e zezë të bizneseve.

“Të gjitha këto para që siguron kjo ‘perandori’ konsulence janë siguruar direkt, duke punuar eksluzivisht me bizneset më të mëdha në vend, të cilat sot, në një tentativë të qartë gjobëvënie ndaj biznesit janë vendosur në ‘listën e zezë’ të Lulit”

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati Bushka

Deputetja thotë se Basha flet për këtë listë të zezë biznesesh me qëllim që t'ju vërë gjoba.

“Si ka mundësi që ndërsa Luli përbetohet se do të pastrojë vendin nga “oligarkët”, kunati, gruaja dhe e gjithë familja e tij pasurohen përditë e më shumë duke punuar me të njëjtët persona? Shumë nga biznesmenët, të cilët Luli i ka grupuar bashkë në listën e tij të zezë, prej vitesh derdhin para direkt në xhepat e familjes së tij, përmes kontratave që kanë me kompanitë e kunatit. Po përse pra këto dy standarte? Përse Luli nga njëra anë mbush xhepat dhe nga ana tjetër del me shpatë në dorë kundër biznesit”

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati Bushka

Duke shtruar disa çështje për përgjigje, Bushka ngre pikëpyetje nëse fushata e nisur nga kryetari i opozitës, ndaj të njëjtëve persona që e kanë ndihmuar të pasurohet, është një fushatë gjobvënie, përmes të cilës Basha pretendon të blejë heshtjen e bizneseve.

“A mos vallë Lulzim Basha po bën pikërisht atë për të cilën akuzohet brenda PD-së: Sulme nominale mbi biznesin për të vjelur taksën e heshtjes së tyre! A mos vallë ky persekutim, stil sipas vitit 46, kundër kulakeve te anatemuar sot si oligarkë, është një sulm me maska politike i opozitës së bashkuar për të detyruar bizneset të paguajnë? Apo mos vallë kunati i Lulzim Bashës kërkon më shumë prej tyre, nga sa merr rregullisht, dhe për këtë përdor altoparlantin e Partisë Demokratike”

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati Bushka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arta: 08/05/2020 21:03

    Jane disa faktore qe ndikojne ne rritjen e cmimeve : 1. Shumica e produkteve importohen blihen me cmime te larta plus taksat doganore. 2. Transporti ka kosto shume te larte pasi cmimi eshte i naftes per shkak te aksizes dhe takses se qarkullimit shume i larte qeveria jone vjedh popullin nga te gjitha anet. 3. Kompanite e shumices jane te njerzve te lidhur me politiken deputet etj qe kane monopol furnizimet me shumice te produkteve ushqimore. 4. Autoritet shume i ulet i Agjensive shteterore ne kontrollij dhe inspektimin e produkteve ushqimore

    Përgjigju
  • Maks: 25/09/2018 19:41

    Keta politiqener jan te pabesueshem po mir moj zonj te gjith tepsin ta ka dhen populli zbato ligjin per te gjith kush nuk paguan detyrimet ndaj shtetit gjobite denohe ca m*tin beni retorik politike

    Përgjigju
  • ert: 25/09/2018 17:36

    Jetojme ne nje vend absurd. Nje perfaqesuese e popullit, nje ligjvenese del e hedh akuza nga foltorja per nje kompani private. Faji i saj eshte qe na paska fitim te ulet... E ke seriozisht??? Nese ke ndonje fakt ik bej denoncim por meqenese po shkon shih pak kompanine e vellait te Veliajt. Gogel quhet e je qe je edhe Ballen pyete si e ka motren ne raport me Albtelekom e kompani te tjera qe i lyejne rroten. Nese nuk e ben rri urte ne rresht me bibat e tjera. Ju duheni peshtyre sa here ju shohim ne rogner.

    Përgjigju
  • Qytetari: 25/09/2018 17:14

    Kush tha qe Kunatin e Lulit nuk e kap Vetongu Jo mer bure ose grua Kunatin e lulit Lulin Gruan Femijet Vjetin Vjeten badhke me Sahli Berishen me familje e sojsorollop te vegjel e te medhenj do ti kapi dy lekshi Proverbe Popullore Koha do tregoje Hakmarjen popullore do ti paguajne te gjitha te keqijat qe i kane bere ketij populli te shkrete se keta dolen me te keqinj se krimineli enver nuk shpeton njeri⛓

    Përgjigju
  • Vloreee: 25/09/2018 14:42

    Ky eshte burri mire se ben biznese te paster... Hahaha kunati lulit se kap as nje lloi veting kte .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite