Dersa të zbardhet vrasja e gazetarit Khashoggi, Kancelarja Merkel pezullon eksportin e armëve në Arabinë Saudite

Dersa të zbardhet vrasja e gazetarit Khashoggi, Kancelarja Merkel pezullon eksportin e armëve në Arabinë Saudite

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka njoftuar se vendi i saj nuk është ende i gatshëm të eksportojë armë në Arabinë Saudite derisa vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të mos hetohet ashtu siç duhet e të dali e vërteta në shesh.

Merkel bënë të ditur gjatë një bisede në Pragë, pas takimit me homologun çek, Andrej Babis, ajo njoftoi se është e nevojshme të qartësohet prapavija e krimit, pasi ky krim ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll.

Derisa kjo nuk bëhet, ne nuk do të dërgojmë armë në Arabinë Saudite.

                   Angela Merkel

Gazetari saudit Jamal Khashoggi, ishte një kritik i udhëheqjes saudite, është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite më 2 tetor.

Mirëpo gati tri javë më vonë, Riadi e ka pranuar se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, i cili, siç është thënë, ka shkuar keq.

Gjithashtu Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur përgjegjësinë te princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman, por autoritetet saudite e kanë mohuar përfshirjen e familjes mbretërore në krim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale