Dëshmia e plotë e Redi Popescut në prokurori: Elvanën e ngacmuan nga një makinë, çfarë ndodhi para vrasjes

Dëshmia e plotë e Redi Popescut në prokurori: Elvanën e ngacmuan nga një makinë, çfarë ndodhi para vrasjes

Redi Popescu, pronari i lokal Monopol dhe pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

Report Tv ka siguruar dëshminë e plotë të Redi Popescut, pronarit të lokalit Monopol, ku pak javë më parë u vra Fabiol Gaxha dhe 2 persona të tjerë mbetën të plagosur. Popescu ka dëshmuar dy herë në prokurori. Herën e parë, ai ka thënë se 20 minuta pasi në lokal ka shkuar Ervin Mata, ai ka dalë jashtë dyqanint dhe ka takuar Ervis Martinajn, i cili i ka thënë se do takonte Matën. Popescu ka treguar të plotë dinamikën e vrasjes, ndërkohë që në dëshminë e dytë, ai ka thënë se këngëtarja Elvana Gjata, kur ka  ndaluar për t’u takuar me Ervin Matën është ngacmuar nga një makinë. Lidhur me vrasjen në Bllok, i akuzuar është edhe Redi Popescu, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Ai dyshohet se ka fshehur një nga armët e Ervis Martinajt.

Dëshmia e parë e Redi Popescut

Më datë 04.10.2018 rreth orës 18.00 erdhi Ervin Mata, i cili shoqërohej me katër persona të tjerë dhe pasi kanë parë në vitrina janë ulur në tavolinë ku Redi u ka shërbyer pije alkoolike. Më pas Ervin Mata së bashku me një person tjetër me emrin Joli (mbiemrin nuk ja dinte) kanë dalë jashtë ku Ervini është takuar me të dashurën e tij Elvana Gjata kur është kthyer sërish në dyqan së bashku me Jolin ka qenë i revoltuar. 

Pas 20 minutash, dola jashtë dyqanit te shkallët dhe takova Ervis Martinjn, që shoqërohej nga dy persona të tjerë dhe më tha se do takonte Ervin Matën që ndodhej në dyqan dhe së bashku me dy personat që e shoqëronin është takuar me Ervinin ku janë ulur veç në fund të banakut. 

Dy personat që shoqëronin Ervis Martinin janë kapur me emrin Joli (komandoja) duke i thënë që pse po shikon dhe në këtë moment kanë ardhur dy persona nga jashtë, njëri i veshur me bluzë të errët me kapuç, trup i gjatë, me xhinse i cili së bashku me personin tjetër që e shoqëronte filluan të shanin dhe të godisnin me grushte Jolin oficerin e Zallherit dhe personat e tjerë që ishin në tavolinë me të.

Në këtë moment Ervis Martini po thoshte “mos,mos,mos” ndërsa Ervin Mata po thoshte “ç’a po boni, ça është kjo punë” dhe në këtë moment pashë personin me bluzë me kapuç, i cili kishte një armë zjarri. Dëgjova një krismë që ka ardhur nga vendi ku ndodhej personi i gjatë me kapuç në kokë që po konfliktohej me Jolin, por për shkak të rrëmujës nuk e pashë kush qëlloi dhe kur dëgjova krismën u hodha pas banakut për t’u mbrojtur. 

Krismat kanë vazhduar dhe kur kanë pushuar, afër banakut erdhi Ervis Martini i cili ishte plagosur në qafë. E mora dhe e zbrita poshtë shkallëve drejt vendit të taksive. Përveç personit që kishte ngelur i vrarë dhe një person tjetër afër derës ishte duke u perpëlitur. Pasi nxora Ervis Martinin jashtë u ula në trotuar për t’u kthjelluar duke patur dhe një shishe në dorë dhe në këtë moment pashë dy motora policie ku ua ka bërë me dorë, duke i njoftuar se çfarë kishte ndodhur dhe më pas së bashku me ta u futa sërish në dyqan. 

Një nga personat që shoqëronin Ervis Martinin ishte rreth 170 cm i gjatë, rreth 30 vjeç, trup i dobët dhe i veshur me të zeza, i njëjti person që ndodhej i plagosur tek dera e dyqanit, ndërsa personi tjetër ishte rreth 30 vjeç me rroba të çelura. 

Personi me kapuç (Gaxha) që u fut në dyqan u konfliktua me Jolin duke u sharë dhe goditur me grushta dhe më pas ky person kishte në dorë një armë zjarri. I plagosuri dhe i vrari ishin njerëzit e Ervis Martinit dhe konflikti ka nisur për arsye banale, në lidhje me ngacmimin e të dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata dhe Ervin Mata me Ervis Martinin janë takuar qetësisht në lokal pa ndonjë tendencë për t’u agravuar situata, dhe kur ka ardhur në dyqan Ervis Martini ka zbritur nga një automjet tip BMË me ngjyrë të errët.


Dëshmia e dytë e Popescut

Në ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit në Ish Bllok, ka ardhur Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar Ervin Maten dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie. Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër, dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën, duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani kanë dal Joli (Mevjol Bilo), me djemtë e tjerë për tu sqaruar. Nuk i fiksova karakteristikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet i dëgjova nga Ervini. Dëgjova nga Ervini se personi i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i Ervin Matës.


Lajmi kryesor:

Vrasja në ish-bllok, si ndodhi përplasja për këngëtaren Elvana Gjata: Mos lëvizni se do tju q* robt


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut