Ekskluzive/ Flet pronari i kompanisë që transportoi makinat me 4 mln euro brenda: Më kontraktoi një biznesmen

Ekskluzive/ Flet pronari i kompanisë që transportoi makinat me 4 mln euro brenda: Më kontraktoi një biznesmen

Njëra nga dy makinat tip Toyota Yaris ku u sekuestruan 4-5 mln euro

DURRËS- Ditën e sotme në Durrës është zhvilluar një superoperacion, ku u sekuestruan 4-5 milionë euro në 2 makina ‘Toyota Yaris’, ndërsa u arrestuan 3 persona, shoferët e kamionit që i transportoi nga Bari dhe administratori i kompanisë. Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë që mister mbetet njeriu që porositi makinat.

Report Tv ka siguruar edhe dëshminë e parë të Likës, që ka deklaruar se nuk ka dijeni për shumën rekord që ndodhej në makinat që po transportonte, ndërsa ishte kontraktuar për transportin nga një biznesmen, por pa dhënë detaje se kush ka qenë. 

Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjeshtë transportin. Ishim kontraktuar nga një biznesmen  kundrejt pagesës për të bërë transportin

Dëshmia e pronarit të kamionit

Ndërsa ende mbetet mister se cili ka qenë biznesmeni që ka porositur 9 makinat, 7 prej të cilave ‘Toyota Yaris’. Policia po vijon hetimet për të zbuluar biznesmenin. Ndërkohë që makinat dhe shuma e eurove janë sekuestruar nga prokuroria për llogari të hetimeve.  Operacioni është realizuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erioni: 24/06/2018 23:05

    Me siguri do jete mafjoz socialist qe basha e nxorri aksidentalisht

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/06/2018 22:26

    Basha ia futi mafies.nuk tregoi per mallin qe iku tutje,por tregoi kur mbaroi shitja dhe po vinin parat.me i zgjuar sgjendet.mishi te piqet ,helli mos te digjet.

    Përgjigju
  • tonin: 24/06/2018 22:04

    le te bejne shkolla me keto leke,,,,rrofte luli qe tregoi,lyl na trego kur do vi ngarkesa tjeter

    Përgjigju
  • Elton: 24/06/2018 20:17

    Mos o shperqendroni se mbase me tragetin e darkes vijne 200 miljon dhe kjo 5 mbasdites eshte per bakshish...krimi ka mbytur cdo gje ne kete vend te mjere.

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/06/2018 19:01

    Njeriu i prapambetur i fut paratë nëpër çorape e brekë pavarësisht se janë ose jo lek të zeza. Ai nuk e njeh llogarinë bankare.. Por meqënëse kaq pará janë vetëm të zeza makinat shërbejnë si çorape e brekë meqënëse makinat luajnë rolin e çorapeve dhe brekëve tër mu t.

    Përgjigju
  • tironci: 24/06/2018 18:50

    shume e veshtire te jete kofidence eeeeeee dhe shuma dhe tipi makines, llogaridhenia vazhdon

    Përgjigju
    • Ali Pasha: 24/06/2018 20:22

      Keto 5 milionë euro le te derdhen ne nje llogari bankare per Teatrin Kombetar. Kjo llogari te shtohet edhe me vleren e sekuestrimeve te tjera. Me qe shteti nuk ka para (gjoja) kjo eshte zgjidhje ideale

    • Ali Pasha: 24/06/2018 20:16

      Keto 5 milione euro le te derdhen ne nje llogari per rikonstruksionin ise ndertimlin e Teatrit Kombetar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë