Dëshmitari 'X' i PD, reagon Fatmir Xhafaj: Është sajesë dixhitale (Deklarata e plotë)

TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj reagoi sot për herë të parë pas dëshmisë së Albert Veliut, dëshmitarit 'X' të Partisë Demokratike. Xhafaj iu përgjigj PD nga një aktivitet në Task Forcën Speciale krah ambasadores gjermane në Tiranë. Ministri i Brendshëm u shpreh se dëshmia e Veliut, që u paraqit dje nga Partia Demokratike është një sajesë dixhitale.

Përsa i përket asaj që më pyetët për dëshminë e paraqitur dje nga PD, dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, kurse atje jemi në vendin e 'sajesave dixhitale'.

Për të tjerat, detyra ime është të punoj për Prokurori speciale, për Polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për 'qytetarin dixhital të sajuar'.

Kjo s’është çështja ime, është çështje e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën.

Fatmir Xhafaj

Opozita dje publikoi një intervistë të personit që sipas PD-së ishte konsideruar si dëshmitari “X” dhe që u prezantua me emrin Albert Veliu. Pesë ditë më parë PD-ja publikoi një material audio, në të cilin sipas saj dëgjohej Albert Veliu duke folur me Agron Xhafën për të trafikuar lëndë narkotike. Ndërsa dje Veliu tha se kishte trafikuar drogë me grupin e Agron Xhafajt, por ministri i Brendshëm sot e cilësoi intervistën e vlonjatit që u publikua nga PD, si sajesë dixhitale.

Në prononcimin për mediat, ministri foli edhe për bashkëpunimin me autoritetet gjermane në luftën kundër krimit dhe trafikut, referuar edhe rastit të arrestimit të Arbër Çekajt, që u prangos pak ditë më parë në Dyseldorf, ndërsa pritet që të ekstradohet në Shqipëri, pasi akuzohet për sasinë rekord të 613 kg kokainë që u kap në Durrës në 28 shkurt.

Dëshiroj të falënderoj me këtë rast Ambasadoren për vizitën dhe për mesazhet që përcolli gjatë takimit me drejtuesit e Task Forcës Speciale që operon në kuadrin e operacionit "Forca e Ligjit", por dhe për Task Forcën "Anti-Skifter" që punon së bashku me Policinë gjermane në Shqipëri dhe në territorin gjerman.

Është rasti për të theksuar mbështetjen e veçantë që Qeveria Federale e Gjermanisë, Ministria e Brendshme, Policia gjermane është duke i ofruar Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, drejtpërsëdrejti operacionit “Forca e ligjit” në luftën kundër krimit të organizuar.

Mbështetja gjermane nuk ka qenë thjesht në kuadrin e këshillave konkrete, rekomandimeve konkrete, por një asistencë konkrete në hartimin e gjithë kësaj strategjie, e gjithë këtij plani veprimi dhe mbi të gjitha me kontribute konkrete në çështje konkrete.

Ne kemi disa çështje, Task Forca në proces hetimi policor të përbashkët me autoritetet policore gjermane. Janë çështje shumë të ndjeshme edhe për publikun shqiptar.

Pala gjermane, homologët tanë, kolegët e Policisë gjermane janë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo thjesht asistence, por edhe shkëmbim informacion, hetim të përbashkët, për të pasur sukses në hetimin e këtyre çështjeve të rëndësishme për publikun shqiptar dhe jo vetëm për publikun shqiptar.

Unë e vlerësoj shumë prezencën e Ambasadores edhe për mesazhet që ajo përcolli në mbështetje të Task Forcës edhe për mesazhet e qeverisë së saj për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe unë besoj që marrëdhëniet ndërmjet dy Policive, ndërmjet dy Ministrive në këtë fushë do të forcohen më tej dhe besoj se do të jenë marrëdhënie model edhe për tu ndjekur në raport me vendet e tjera europiane që janë gjithashtu të interesuara në funksion të këtij bashkëpunimi.

Për sa i përket çështjes së parë më duhet të them shqiptarët nuk janë, nga pikëpamja e statistikave që ne disponojmë nga kolegët tanë, ndër vendet që zënë, që kanë një peshë të rëndësishme në krimin e zhvilluar në territorin gjerman nga të huajt. Dhe sa për dijeninë tuaj, përjashto ato vepra penale që lidhen me kalimin e paligjshëm apo emigracionin e paligjshëm, për pjesën tjetër ndër të huajt, shqiptarët renditen në vendin e 15-të në Gjermani.

Por kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme, përkundrazi, ka jo pak probleme që lidhen në fushën e trafikut të drogës, në fushën e trafikut të qenieve njerëzore, në fushën e vjedhjeve të banesave apo mjeteve motorike, të cilat siç thashë janë çështje që ne i trajtojmë bashkërisht me kolegët tanë gjermanë, në kuadrin e operacionit ‘Forca e Ligjit’ përmes Task Forcës dhe në kuadrin e njësisë “Anti-Skifter” të ngritur për hetime të përbashkëta me palën gjermane, përfshi edhe çështjet, të cilat ju sapo i përmendët.

Fatmir Xhafaj

Ndërsa ambasadorja gjermane në Shqipëri Susanne Schütz tha se pas takimit po del me përshtypjet më të mira për rezultatet e arritura nga Task Forca.

Pata një vizitë në ambientet e Task Forcës. Qëllimi i vizitës ishte që të informohem për punën e bërë nga Task Forca. Mund të them që dal me përshtypje shumë pozitive. Ne kemi filluar tashmë bashkëpunimin e ngushtë me Task Forcën. Kemi arritur rezultatet e para dhe do të vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë Task Forcë. Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishme dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim.

Susanne Schütz

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petro: 18/05/2018 20:47

    Aman pse meresh me qytetarin digital te saliut. Tregojua me pune se sa vlen sic ja u ke treguar gjithmone.

    Përgjigju
  • dtyjtyu: 18/05/2018 20:20

    Une di te them qe cdo qytetar e di si eshte e verteta. Ju ka provuar juve ka provuar edhe PD se kush eshte kshu qe nuk ke pse jep shpjegime per mashtrimet e tyre

    Përgjigju
  • Blendi: 18/05/2018 20:10

    Qe eshte sakes nuk do as mend e as kalem se ja bente mu

    Përgjigju
  • Bei: 18/05/2018 20:10

    Une nuk e kuptoj pse ju kushton rendesi ktyre pacavureve se ate qe nxoren e njeh nje vlore e tere se kush eshte.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 18/05/2018 19:02

    i marrin te keqen distemit qe shkoi.kishte te meta por jo fabrikime.ora e pd ka mbetur ne fashizem.

    Përgjigju
  • Dashi Havasë: 18/05/2018 16:00

    RESPEKTE për FATMIR XHAFËN. NEVERI dhe URREJTJE për Lapurakët si Dashi I Havasë me BABALEN ! Tregoju Vendin LLUMIT të PDsë Zoti XHAFAJ.

    Përgjigju
    • Eni: 18/05/2018 19:39

      Qent le te lehin. Leri te flasin sa te duan tregojua me pune se sa vlen. Sic ja u ke treguar gjithmone

  • Arturi: 18/05/2018 13:09

    E verteta zhytet por nuk mbytet. Një politikan i shkëlqyer që duan ta çvlerësojn me dogmat komuniste. Puno fort z. Ministër, siç je duke punuar.

    Përgjigju
  • Popull: 18/05/2018 12:42

    Prallat e xhafes jane zor Per tu besuar

    Përgjigju
    • bledi: 18/05/2018 13:31

      beso PD se tipat si puna jote na lan 27 vjet mbrapa si ne komunizem 50

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’