Dështojnë përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për ta bllokuar Kosovën ë Këshillin e OBD në Bruksel

Dështojnë përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për ta bllokuar Kosovën ë Këshillin e OBD në Bruksel

Flamuri i Kosovës

Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila po mbahet në Bruksel me pjesëmarrje nga 182 shtete anëtare. Ky ishte sesioni i 4-të i OBD-së, në të cilin Kosova po merr pjesë si anëtare, që nga janari  i vitit 2017.

Në kuadër të këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, z. Kunio Mikuriya, është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos; ndërtimi i kapaciteteve; programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor.

Gjatë punimeve të sesionit, Republika e Kosovës ka ushtruar të drejtat e saj sikurse të gjitha vendet e tjera anëtare, duke marrë fjalën, ushtruar të drejtën e votës dhe duke u konfirmuar nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës.

Përkundër përpjekjeve të Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës ato dështuan pas reagimit të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe shteteve aleate dhe partnere. Ndërkaq, mediat serbe kanë raportuar vazhdimisht gjatë ditës se “është penguar anëtarësimi i Kosovës në OBD”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës