Dështon sërish FSHF me 'Arenën Kombëtare', UEFA zgjedh stadiumin e Portos për Superkupën e Europës 2020

Dështon sërish FSHF me 'Arenën Kombëtare', UEFA zgjedh stadiumin e Portos për Superkupën e Europës 2020

Arena Kombetare ne ndertim

Dështimet për Federatën Shqiptare të Futbollit duket se nuk do të përfundojnë asnjëherë, pasi sërish kandidatura për të zhvilluar një finale të madhe europiane, është hedhur poshtë nga UEFA.

FSHF-ja kishte paraqitur kandidaturën e saj për të organizuar finalen e Superkupës së Europës në vitin 2020, por UEFA ka vendosur që kjo finale të luhet në “Estadio de Dragao” të Portos.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që FSHF-ja humbet kur bëhet fjalë për një organizim finaleje, pasi më parë kishte kërkuar që të organizonte finalen e Superkupës së 2019, por që në fund u vendos “Vodafone Arena” e Beshiktashit. 

FSHF ka pohuar më parë se do të kandidojë për çdo vit, derisa të sigurojë një finale të Superkupës Europiane në stadiumin “Arena Kombëtare”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 17/07/2018 10:53

    po vonojne punimet se po behet stadium i forte shume !!

    Përgjigju
  • Naimi: 16/07/2018 18:57

    Rusia per dy vjet ngriti 4 stadiume supermoderne per Boteroein kurse Duka ka tre vjet qe nuk po nderton stadiumin kombetar duke e degdisur Kombetaren sa ne Shkodwr sa ne Elbasan.

    Përgjigju
  • Duka I krimit: 24/05/2018 16:38

    Po ndeetoje I her stadiumin masanaj konkurro , se sdihet a maro apo maro ne afat . Salut

    Përgjigju
    • Nardi: 08/10/2018 19:02

      Eshte si supermarket

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët