Detaje të trishta/ Aksidenti në Kodër-Kamëz, si e mori vesh nëna humbjen e vajzës 8-vjeçare. Dëshmitë e fqinjëve

Detaje të trishta/ Aksidenti në Kodër-Kamëz, si e mori vesh nëna humbjen e vajzës 8-vjeçare. Dëshmitë e fqinjëve

Foto nga aksidenti në Kodër Kamëz

TIRANË- Detaje të reja mësohen një ditë pas aksidentit tragjik në Kodër Kamëz, ku Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj u përplasën nga një automjet teksa prisnin të kalonin rrugën. Si pasojë e aksidentit humbi jetën vajza 8-vjeçare e u plagos Valbona me vajzën tjetër 8-vjeçare.

Report Tv mëson se gruaja ka marrë vesh sot lajmin e kobshëm të humbjes së vajzës. Mes lotësh, nëna ka kërkuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por gjendja shëndetësore nuk e ka lejuar.

Përveç këtij detaji të trishtë të mësuar pranë Spitalit të Traumës, aty ku vijon të qëndrojë e shtruar Valbona kanë folur edhe fqinjët e saj. Ata thonë se 29-vjeçarja punonte në një fabrikë këpucësh dhe se ditën e djeshme kishte marrë leje për të vizituar të bijat tek mjeku. Në momentin që ajo po priste të kalonte rrugën, u përplas nga makina që drejtohej nga 38-vjeçarja, Rozina Koleci.

NGJARJA

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar 38-vjeçarja, Rozina Koleci ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë njëra nga vajzat, një 7-vjeçare dhe çiklisti i identifikuar si Ramazan Isha, 57-vjeç.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet