Detaje/ Si u kap gomonia me 15 mln euro marijuanë në Itali, një pjesë e saj u hodh në det (VIDEO)

Mediat italiane publikojnë detaje të reja nga aksioni i zhvilluar gjatë natës nga Guardia di Finanza, të cilët mundën të kapnin në brigjet e tyre një skaf me marijuanë që dyshohet të jetë nisur nga Shqipëria, brenda të cilit u arrestuan edhe dy skafistët shqiptarë.

Sasia totale e drogës së sekuestruar është 1.718 kg marijuanë dhe nëse do të shitej në treg me doza të vogla, trafikantët do fitonin rreth 15 milionë euro.

Sipas mediave italiane, operacioni i sekuestrimit të gomones me drogë është ekzekutuar nga reparti ajror detar i financës italiane të rajonit të Puglias, Molisses e Abruzzos me mbështetjen e mjeteve ajrore të operacionit “Themis 2018” të asgjësisë europiane Frontex e nën drejtimin e Drejtorisë Operative të Financës italiane në Pratica di Mare të Romës.

Droga e sekuestruar në brigjet italiane

Gomonia e gjatë 10 metra dhe me dy motorë të fuqishëm është pikasur nga rojet bregdetare italiane të repartit të Lago di Lesina në provincën e Foxhias. Gomonia është pikasur në ujërat ndërkombëtare teksa lundronte me shpejtësi mjaft të lartë drejt brigjeve italiane. Në bordin e mjetit ishin të dukshme pakot me ngarkesë të dyshimtë. Mjetet lundruese të Guardia Di Finanza i janë vënë nga pas, por skafistët nuk i janë përgjigjur thirrjes së tyre për të ndaluar. Ndërsa kanë shtuar shpejtësinë ata kanë hedhur edhe një sasi të drogës në det.

Por pas një ndjekje të shkurtër, gomonia është ndaluar në ujërat e Cala del Principe në komunën San Nicandro Garganico në provincën e Foxhias.

Policia italiane thotë se ka sekuestruar në total 104 pako të madhësive të ndryshme me rreth 1718 kg marijuanë. Më pas gomonia është shoqëruar drejt portit të Viestes.

Gomonia brenda së cilës u sekuestrua droga

Sipas policisë shqiptare, mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policitë e vendeve partnere, nuk është nisur nga brigjet shqiptare, ndërkohë në njoftimin e Guardia di Finanza nuk përcaktohet pikënisja.

Kujtojmë që më 30 gusht, një sasi prej 700 kilogramë marijuanë u tentua të trafikohej drejt Italisë, por u kap në kanalin e Otrantos dhe në pranga ranë sërish dy shqiptarë. Në datë 2 shtator u sekuestruan 550 kilogramë drogë po në Brindisi, që vinte nga Shqipëria.           

Policia italiane informon se prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot vetëm në rajonin e Puglias janë sekuestruar 15 mjete lundruese me drogë, janë arrestuar 37 skafistë dhe janë sekuestruar 16 tonë marijuanë.         

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës