‘Deti na bashkon’, zhvillohet gara spektakolare Brindisi-Vlorë me veliera, Leli: Atraksion turistik

Edicioni i 8 i “Regata del grante Salento”, ose ndryshe gara me veliera nga Brindisi në Vlorë ka ardhur me risi këtë vit. Ndryshe nga herët e tjera kur gara bëhej Brindisi-Vlorë-Brindisi këtë vit është zhvilluar edhe gara e gjirit të Vlorës, e iniciuar kjo nga Lidhja Italiane Detare Dega Brindisi, Bashkia Brindisi, Bashkia Vlorë dhe Konsullata Italiane në Vlorë.  17 anije me vela me 90 garues në bordet e tyre pjesëtarë të lidhjes italiane detare dega Brindisi kanë zhvilluar një garë interesante dhe të fortë në itinerarin Brindisi-Vlorë ku ka fituar veliera me emrin Aria.

Më pas 9 anije me vela kanë zhvilluar garën e gjirit të Vlorës Orikum –Vlorë- Orikum, teksa fituese u shpall e njëjta varkë. Këtë vit me plot risi garën e ndoqi nga afër është kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, cili e shikon këtë kompeticion si një mundësi për ta kthyer në një atraksion turistik, teksa rastësisht rezultoi të ishte edhe në velierën fituese. Ai u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi më bashkinë e Brindisit dhe evidentoi se synon që ky event të kthehet në një traditë për qytetin e Vlorës.

Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe për fatin e velieristëve sot pavarësisht se për qytetarët nuk është e pëlqyer, por për ekuipazhin e këtyre anijeve sot ishin kushtet ideale të një gjiri që e krahasojmë me një stadium të erës, ideal për të realizuar gara me vela. Kjo eksperiencë e re është një thirrje për të pasur më shumë evente të tilla dhe për ta bërë sportin e velave një sport që ndiqet jo vetëm nga miqtë, por për ta konsoliduar në qytetin e Vlorës. Është një fillim për të pasur gara të tjera në gjirin e Vlorës për ta bërë destinacion të ri turistik

Dritan Leli

Ndërkohë nga ana tjetër kapiteni i velierës fituese Aria u shpreh entuziast për risitë e këtij kompeticioni, teksa në mbrëmje do të organizohet edhe një ceremoni festive për përmbylljen me sukses të kësaj gare.

Shkoi shumë mirë ky edicion me ristë e reja, në bord edhe kryebashkiakun Leli. Falë tij dhe homologut të tij në Brindisi u bë i mundur ky kompeticion. Më parë bëmë garën Brindisi-Vlorë, sot Orikum-Vlorë-Orikum për herë të parë. Vlora ka kushte shumë të mira për të zhvilluar këtë sport.

Kapiteni i velierës fituese Aria

‘Regata del grante Salento’ është themeluar në vitin 2011 për të simbolizuar eksodin e popullit shqiptare me anije drejt Italisë. Ky aktivitet shkon përtej garës sportive, është një takim mes dy brigjeve, 2 popujve 2 kulturave me shumë emërues të përbashkët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dauti: 08/07/2018 07:51

    investimet per infrastrukturen ne vlore e kane bere vloren qender te turizmit me nje perspektive ne rritje.sidomos vija bregdetare dhe ui i paster jane terhheqes.duket se fokusimi te investime ne funksion te turizmit po jep rezultatet e prishme me angazhimin e qeverise dhe pasionin e vet z leli

    Përgjigju
    • @daut dudumit: 08/07/2018 16:33

      O daut te paska ngel kosherja o shkret..po ca m*** ka ber ai ne vlore?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv