Zbulohet konflikti/ Pronari i Big Bite: Bandat u sulën ndaj meje, për shkak të tim vëllai

Andrea Zoga, pronari i rrjetit të Fast Food-eve Big Bite flet nga shtrati i spitalit dhe ngre dyshime se personat që e kanë dhunuar kanë lidhje me një konflikt ku është përfshirë vëllai i tij që jeton jashte shtetit.

Ai thotë se për shkak të këtij konflikti të vëllait me persona të tretë ai nuk flet prej vitesh me të. Zoga shton se është dhunuar e kërcënuar edhe një muaj më parë për të njëjtin konflikt. Pas gjithë kësaj që ndodhi, biznesmeni kërkon siguri për veten e familjen.

Çfarë ka ndodhur mesnatën e djeshme?

Ishte ora 11 e 30, isha duke shkuar në shtëpi. Një bandë me 4 deri në 6 veta më goditën në mënyrën më makabre që mund të goditet një biznesmen që prej 20 vitesh pa pasur asnje lloj konflikti. Pa pasur asnjë lloj debati. 

Ku dyshoni?

Dikur kam pasur një konflikt me vëllain tim, e kam çuar çështjen në prokurori që s;kam lidhje me të. Prokurori Julian Zonja e mbylli pa e hapur fare, pasi nuk gjen prova. Sot një muaj pasi mbyllet cështja del një bandë në rrugë dhe me masakron.

Ju mendoni se ka lidhje me konfliktin familjar?

Po, besoj që po. Unë nuk kam konflikte të tjera veç atij ku është përfshirë vëllai. Unë jam një nga sponsorat kryesor të Ambasadës Amerikane në festë ne tyre, jam anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, etj.

Mundët t’i shquanit agresorët?

Pashë dy persona me kapele, njëri më goditi nga para dhe tjetri nga pas. Pastaj dalin 4 veta të tjerë nga makina dhe më godasin. Kam bërë denoncimin në polici dhe tek kryeministri. Kërkoj nga prokuroria të marrin masa të menjëhershme për këto banda. Nuk kam asnjë përplasje tjetër me askënd. Kamerat e sigurisë së bankës afër së cilës ndodhi ngjarja mund të kenë regjistruar gjithçka.

Cili ka qënë shkaku i konfliktit?

Motivi që kam bërë kallëzim ka qënë një konflikt që vëllai ka pasur me disa persona të tjerë. Ata kanë ardhur afër biznesit tim tek Big Bite dhe më kërkuan llogari, unë ju thashë që s'kam dijeni dhe se kam vite që nuk flas me tim vëlla për shkak të një konflikti ku ai është përfshirë. Personat e konfliktuar me të më herët më kanë kërcënuar edhe me jetë. Sot e bënë realitet. Por unë dua rri jashtë kësja historie.

Nëse mbyllet sërish çështja, çfarë do bëni?

Do siguroj familjen time, do iki edhe unë jashtë vendit nëse nuk gjej një zgjidhje këtu.

Por cili është konflikti për të cilin flet Andrea Zogo? Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se konflikti ku është i përfshirë vëllai i biznesmenit ka lidhje me një ndërtesë pranë ish-stadiumit Dinamo. Vëllai i tij ka investuar bashkë me disa persona të tretë që të ngrihet pallati. Por ndërsa pallati ndërtohej, pronës i del pronari dhe IKMT ja prish ndërtesën duke e konsideruar pa leje. Duke qenë se vëllai i tij kishte pronësinë e truallit bashkëpunëtorët e tij i kërkuan mbrapsht paratë e investimit. Vëllai i biznesmenit pas konfliktit është larguar  nga Shqipëria, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në konflikt kërkojnë paratë e tyre tek Andrea.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artemisi BB: 19/09/2018 14:00

    O bab po mire ta bejne se ju ke rene ne qafe. Mos be kot sikur ske asnje faj. Po kur ma regjistrove mamin duke u shkep me ate motorristin dhe na e tregove mua dhe vllait pastaj vetem e vetem qe te na ktheje kundra mamit..? Je legen o bab, e di gjith tirana !!

    Përgjigju
  • Toni: 19/09/2018 13:34

    Kot ia fut. Dihet qe nuk o rob i mire. Sidomos me punonjesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen