Masakruan gruan e xhaxhait, kapet njëri nga nipërit, në kërkim kunati me djalin tjetër
Disa orë pas ngjarjes së sotme në Manëz, ku Medi Koleci së bashku me dy djemtë dhunuan duke goditur me sëpatë kunatën është arrestuar njëri nga autorët. Ai është Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, ndërsa u prangos në fshatin Armath.
Qefsere Koleci, gruaja e dhunuar nga kunati me dy djemte
DURRËS-Disa orë pas ngjarjes së sotme në Manëz, ku Medi Koleci së bashku me dy djemtë dhunuan duke goditur me sëpatë kunatën është arrestuar njëri nga autorët. Ai është Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, ndërsa u prangos në fshatin Armath.
Ndërkohë që vijojnë që të jenë në kërkim kunati së bashku me djalin tjetër Medi Koleci 61 vjeç dhe A.K. 32 vjeç. Medi Koleci sapo doli nga komisariati ku u shoqërua për disa orë, së bashku me dy djemtë e tij kanë dhunuar Qefsere Kolecin.
Ata e goditën me sëpatë duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa më pas e hodhën në kanal. E ndërsa 55-vjeçarja ndodhet në spitalin e Traumës, policia prangosi njërin nga nipërit e bashkëshortit të saj që e goditën.
Si nisi konflikti për rrugën mes dy vëllezërve
Familja e gruas së dhunuar prej 5 vitesh endej dyerve të gjykatës për të gjetur drejtësi, pasi kunati i saj kishte zaptuar një rrugë shtetërore tek e cila Qefserja e familja e saj kalonin prej 23 vitesh për të shkuar në tokën e tyre.
Djali i saj Eltoni tha se Bashkia e Durrësit ju dha atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën, por ky veprim ka inatosur xhaxhain e familjarët e tij. Ai ka tentuar që të bllokojë sërish rrugën pas ndërhyrjes se IKMT, por policia e ka shoqëruar disa orë, ndërsa sapo e ka liruar, ai së bashku me djemtë në shenjë hakmarrje kanë dhunuar sot 55-vjeçaren.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2180
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës
24 Prill, 22:44
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! PL e Metës mbetet forcë e katërt
24 Prill, 22:33
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930
24 Prill, 22:25
-
Sondazhi i Report Tv/ Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, 35% s’duan asnjë politikan! Bie pëlqyeshmëria për Berishën e Bashën
24 Prill, 22:23
-
Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës
24 Prill, 22:21
-
Sondazhi në Report Tv/ 39% e qytetarëve vlerësim pozitiv për punën e qeverisë Rama, 61% e kanë negativ
24 Prill, 21:56
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Sondazhi në Report Tv/ Marrëveshje PS-Rithemelimi për të kontrolluar SPAK? Qytetarët të ndarë: 49.1% e besojnë, 50.9% përgjigjen jo
24 Prill, 21:39
-
Probleme me kredinë e udhëtimet në SHBA, ONM kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit Preçi, deklaroi se kishte fituar para nga bastet
24 Prill, 21:29
-
'Hyri 30 vjeç në burg, doli 60 vjeç! Amnistia penale i 'fali' vetëm disa ditë burg
24 Prill, 21:22
-
Sondazhi në Report Tv/ 75% e qytetarëve vlerësim negativ për gjykatat dhe prokuroritë e qarqeve: Po funksionojnë keq
24 Prill, 21:18