Dialogu Kosovë-Serbi/ Pas takimit me Mogherinin, Limaj: Taksa e mallrave nuk do të hiqet deri në njohjen e pavarësisë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Pas takimit me Mogherinin, Limaj: Taksa e mallrave nuk do të hiqet deri në njohjen e pavarësisë

Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Kosovës dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Pas takimit, dy kryenegociatorët, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti në një deklaratë për shtyp kanë folur lidhur me çfarë është diskutuar.

Kryetari i PSD-së, Fatmir Limaj është shprehur se gjatë takimit u fol edhe lidhur me taksën ndaj mallrave serbe.

“Mogherini preku edhe temën e taksës ndaj mallrave serbe, ne shprehëm qëndrimin e Kosovës, se ajo nuk do të hiqet. Gjithashtu ne u shprehem se jemi të gatshëm të zhvillojmë dialogun që çon në njohje reciproke.”

Sipas tyre, Mogherini u shpreh se BE-ja përkrah secilën marrëveshje që përfaqëson vlerat e Bashkimit Evropian.

Në fjalën e saj pas takimit, Mogherini u shpreh se i ka kërkuar sërish familjes që të hiqet taksa e vënë ndaj produkteve serbe.

“Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në interesin e përgjithshëm të rajonit duhet të shmangen”.

Pala kosovare ishte e pranishme në takimin me Mogherinin, Serbia ka vendosur bojkotimin e saj për shkak të taksës 100 % mbi mallrat e saj që hyjnë në Kosovë.

Për më shumë detaje lidhur me takimin e sotëm në Bruksel dhe mospjesëmarrjen e grupit negociator të Serbisë (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhepi: 08/01/2019 14:00

    Zotri Fatmir Limaj me Shpend Ahmeti perfaqsoj me pak se 10 perqin te Kosovarve edhe duhet tu vije turp te flasin ne emer te Kosoves. Po nuk ashte keq per ta qeveria i ka nda 250 mij euro duhet mi hargju.

    Përgjigju
    • Proka: 08/01/2019 15:02

      Rexhepi, turp te kesh.informohu pak me mire e pastaj flasim. Limaj e Ahmeti kane perkrahjen e Parlamentit te Kosoves,pak rendesi ka te pelqen ty apo jo. Shpend Ahmeti eshte gjeni,i lindur e rritur ne Prishtine. Studimin Superior e ka te kryer ne Amerike.Edhe nje,dy vende jane te rezervuara per LDK e VV nese nuk deshirojne te marrin pjese eshte problem i tyre,Kosova pa miq Nderkombtare nuk mund te eksistoje. Me te mira

  • Proka: 08/01/2019 13:44

    Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti jane shtyllat kryesore te shtetit te Kosoves. Jam i gezuar tej mase qe Delegacioni shteterore i Kosoves udhehiqet nga dy persona me pergaditje superiore.kompetent dhe gezojne besimin e Parlamentit te Kosoves.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë