Dialogu me Kosovën, Vuçiç: S’besoj te Prishtina zyrtare, por do të luftoj për të zgjidhur problemet 100-vjeçare

Dialogu me Kosovën, Vuçiç: S’besoj te Prishtina zyrtare, por do të luftoj për të zgjidhur problemet 100-vjeçare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se do të bëjë çmos për të zgjidhur problemet që ekzistojnë prej 100 vitesh, për të vendosur kështu për të ardhmen e Serbisë. Vuçiç, duke iu drejtuar qytetarëve të Vrnjacka Banja me rastin e shënimit të 150 viteve të turizmit në qytet, tha se:

Ne kemi shumë probleme për të zgjidhur. Nëse ia dalim mbanë, mbetet të shihet.

Aleksandar Vuçiç

Ai vuri në dukje se nuk ka besim tek “ata nga Prishtina dhe ata që i ndihmuan ata në shkatërrimin e Serbisë”, por kjo nuk do të thotë se nuk do të luftojë dhe të bëjë çmos për të zgjidhur këtë problem.

Nuk do të jemi frikacakë, por duam të jemi të guximshëm dhe të mos i lëmë fëmijët tanë në telashe. Nga ju do të kërkojmë një gjykim përfundimtar për të bërë, dhe unë do të jap më të mirën, sepse qëllimi im nuk është që të bëhem i pasur gjatë mandatit. Unë dua të zgjidh problemet e qytetarëve serbë, të cilat janë probleme 100-vjeçare.

Aleksandar Vuçiç

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë