Dialogu në Bruksel, Mogherini: Të shmangen tensionet! Thaçi: Paqja në Ballkan, kur Serbia të njohë Kosovën
Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka folur pas takimit sot në Bruksel me delegacionin nga Kosova. Mogherini ka thënë se “duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e implementohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”.
Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur korrekte dhe profesionale punën e sotme në Bruksel. Sipas Thaçit njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara janë objektiv i Prishtinës. “E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.
Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin”tha ai. Pala kosovare ishte e pranishme në takimin me Mogherinin, ndërsa Serbia ka vendosur bojkotimin e saj për shkak të taksës 100 % mbi mallrat e saj që hyjnë në Kosovë (lexo këtu).
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2406
Lajme të tjera
-
Kolegji Evropian në Tiranë, ‘shtëpia’ e parë në godinën ‘Liria’ në QS! Mogherini: Viti i ri akademik nis në shtator! Patëm 242 aplikime, u përzgjodhën 31 studentë
29 Shkurt, 12:20
-
Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia ballafaqohen nesër në Bruksel! BE ndërmjetëson takimin
26 Shkurt, 13:32
-
Hashim Thaçi në Hagë po i ikin avokatët: S'jemi paguar! Reagon qeveria: U paguan 3.5 mln euro
30 Janar, 12:03
-
Lajçak sot në Serbi, takon Vuçiç për dialogun! Nesër në Kosovë
29 Janar, 09:04
-
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës
23 Janar, 10:40
-
Biografia e Hashim Thaçit në Kryeministri! Milo: Si mesazh dhe për gjykatën, që ‘foshnja’ e revolucionit nacional të Kosovës të mos hidhet poshtë
19 Janar, 19:13
-
'Tony Blair u këshillua të punonte me UÇK-në' Zbulohen dokumentet e e Arkivit Kombëtar britanik
29 Dhjetor 2023, 11:23
-
Bruksel, Mogherini: Një vit pas samitit në Tiranë ngritëm kolegjin europian, falenderoj Shqipërinë! 21 shtete anëtare do mbulojnë bursa për studentët
13 Dhjetor 2023, 18:43
-
Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë
11 Dhjetor 2023, 09:06
-
Dhomat e Specializuara në Hagë vendosin kufizime kontaktesh për Thaçin, Veselin dhe Selimin
4 Dhjetor 2023, 16:07
-
Prokuroria në Hagë: Do t'i ndjekim të gjithë ata që i frikësojnë dëshmitarët
4 Dhjetor 2023, 14:04
-
Prokurorët e Hagës kërkojnë që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet! Akuzohen se kanë zbuluar identitetin e dëshmitarëve
23 Nëntor 2023, 16:23