Dialogu Serbi-Kosovë në Bruksel, Thaçi: Arritja e marrëveshjes për normalizim, interesi i të dy vendeve

Dialogu Serbi-Kosovë në Bruksel, Thaçi: Arritja e marrëveshjes për normalizim, interesi i të dy vendeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua dje me me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç në kuadër të dialogut politik që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Mikpritëse e takimit Thaçi-Vuçiç ishte përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi tha se gjatë takimit  me homologun e tij, Vuçiç kanë diskutuar në Bruksel për një kornizë, e cila do të çonte deri tek arritja e marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ka qenë një takim jo i lehtë, i vështirë por me tone pozitive për të shikuar kah e ardhmja për interesin e të dyja vendeve. Jemi dakordësuar që procesi të marrë një dinamikë dhe të intensifikohet në javët e ardhshme. Gjithashtu, kemi arritur në përfundim se arritja e marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e të dyja vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi tha se një marrëveshje e tillë duhet të jetë e pranueshme për të dy popujt dhe se sipas tij, njerëzit duhet të “shikojnë kah e ardhmja evropiane dhe jo kah e kaluara konfliktuoze”. Sipas Thaçit, nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve, atëherë të dyja palët do të humbasin shumë.

E di se me marrëveshje do të mund të fitojmë shumë, të dyja palët, por edhe jam edhe i frikësuar se nëse nuk arrijmë marrëveshje do të humbasim shumë.  Bashkimi Evropian, ku Kosova dhe Serbia synojnë të anëtarësohen, nuk pranon vende që kanë konflikte.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në dy nivele, atë politik, ku delegacionet përfaqësohen nga presidentët e shteteve apo kryeministrat, dhe niveli teknik, që zhvillohet përmes ekipeve të ekspertëve, ministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve nga të dyja shtetet. Fillimisht, bisedimet nisën me takimet në nivelin teknik në mars të vitit 2011. Por, ndërkohë, po me lehtësimin e Brukselit, u iniciuan edhe takimet në nivelet më të larta politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 27/06/2018 18:16

    Mirepo Vucic kerkon referendum ne Serbi per ceshtjen e Kosoves e kjo done te thote pergadituni per lufte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin