Dibër, 3 vëllezërit e qëllojnë me automatik te dera e shtëpisë, i riu rëndë te Trauma

Dibër, 3 vëllezërit e qëllojnë me automatik te dera e shtëpisë, i riu rëndë te Trauma

Polilicia Dibër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Dibër. Tre vëllezër kanë shkuar në banesën e një 23-vjeçari dhe e kanë qëlluar me armë, duke e plagosur rëndë, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një konflikt për kullotat. Ngjarja është shënuar në fshatin Zall-Dardhë të Dibrës, ndërsa i plagosuri është sjellë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Report Tv mësoi se është plagosur shtetasi Erjon Çera, teksa autorët e plagosjes e kanë thirrur jashtë shtëpisë së tij dhe e kanë qëlluar me automatik. Policia ka arrestuar njërin prej autorëve të krimit, shtetasin Rrushdi Kaca, si dhe ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e tij.

Njoftimi i policisë:
Me datë 06.04.2018, rreth orës 20.00, është marrë njoftim se në fshatin Nezhaj, njesia Administrative Zall-Dardhë, Dibër, se në oborrin e banesës së tij është qëlluar me armë zjarri shtetasi E.Ç, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Nezhaj.

I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë. Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, të kryera nga ekspertë të Policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet dhe kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Rr.K, 25 vjeç.

Në këtë ngjarje dyshohet se  janë përfshirë dhe vëllezërit e shtetasit Rr.K, shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç, ku  po krihet zona për kapjen e tyre. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e  provës materiale: 4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur. Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit  tip automatik, që dyshohet se është përdorur nga autorët. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë