Dieta e padëgjuar që dobësoi Elhaida Danin, rrëfehet këngëtarja shqiptare

Dieta e padëgjuar që dobësoi Elhaida Danin, rrëfehet këngëtarja shqiptare

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani

Emri i saj është një nga më të njohurit kur bëhet fjalë për arritjet e shumta në muzikë. Elhaida Dani i ka bërë të gjithë krenarë kur përfaqësoi Shqipërinë në ‘Eurovizion’ dhe tashmë është pjesë e një shfaqjeje lëvizëse që ka shëtitur disa vende të botës.

Përveç kësaj tek publiku ka bërë përshtypje edhe kujdesi që këngëtarja tregon për fizikun e saj. Në një rrefim për revistën “Who” Dani ka treguar dietën që ka mbajtur dhe regjimin që i mundëson të ketë këto linja perfekte.

“Si fillim dua të theksoj që bëj palestër. Ka 2 vite që i jam dedikuar shumë, por kohët e fundit për shkak të angazhimeve e kam lënë pas dore. Në këto raste ka shumë rëndësi dieta pasi kam strukturë të shëndoshë dhe vetëm kur jam në palestër rregullisht i lejoj vetes të ha më shumë se normalisht. Zakonisht kur më duhet të humbas peshë në kohë rekord eleminoj të gjitha karbohidratet. Dieta në fjalë quhet ‘Keto’ dhe praktikisht është një mënyrë të jetuari, gjatë së cilës nuk konsumoj asnjë karbohidrat, as ëmbëlsira, as makarona, asgjë të tillë (edhe pse më bën të vuaj shumë kjo gjë). Kur zbatoj këtë metodë arrij të humbasë peshë edhe pa palestër,”- ka treguar këngëtarja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë