Digjet banesa në fshatin Rrajcë, familja me 6 anëtar në qiell të hapur

Digjet banesa në fshatin Rrajcë, familja me 6 anëtar në qiell të hapur

Foto nga vendngjarja

Një zjarr i përmasave të mëdha ra gjatë mbrëmjes së të martës rreth orës 21.40 në fshatin Rrajcë të Librazhdit.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e Musa Bogdani me 6 pjesëtarë, të cilët nga kjo fatkeqësi kanë ngelur në qiell të hapur.

Sipas burimeve bëhet e ditur se në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila e ka vënë në kontroll.

Gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka të lënduar në njerëz dhe se akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

er.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023