POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Digjet gjatë natës makina në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (FOTO)

Makina e djegur gjatë natës në Durrës

Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Mësohet se mjeti tip "Benz" me targa të huaja “H 2645 R” është në pronësi të shtetasit Lulëzim Zeqaj.

Nga djegja e makinës fatmirësisht nuk ka patur viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshimet paraprake të policisë në lidhje me ngjarjen janë se makina, ka qenë objekt i një zjarrëvënie të qëllimshme.

Makina e djegur gjatë natës në Durrës

b.xh./b.ha.
Komento