Dikur festohej në muajin Mars, pse Viti i Ri nis më datë 1 Janar (Historia)

Dikur festohej në muajin Mars, pse Viti i Ri nis më datë 1 Janar (Historia)

Foto Ilustruese

Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i një viti të ri dhe të gjithë jemi të përgatitur për të nisur me ide të reja, madje gjithçka është organizuar ashtu siç duhet që viti tjetër të nisë me sa shumë hare dhe me tavolinat plot.

Por e keni menduar ndonjëherë, si numëron e gjithë bota në mesnatë dhe pse njerëzit e festojnë Vitin e Ri pikërisht më datë 1 Janar?! Me siguri që po, por kjo është një histori mjaft e gjatë dhe daton në Mesopotaminë e lashtë. Në atë kohë Viti i Ri ishte festë 12 ditore dhe festohej rreth pranverës, ndërsa grekët e festonin këtë festë gjatë dimrit .

Gjatë epokës romake, marsi shënoi fillimin e vitit kalendarik. Por më pas, Jul Cezari kishte krijuar kalendarin Julian, në nder të Zotit të romakëve, Janusit. Jul Çezari mendoi se do të ishte i përshtatshëm që Janari, muaji emëruar sipas Janusit, të ishte dera drejt një viti të ri, dhe e bëri 1 janarin ditën e parë të vitit.

Pasi Roma ra dhe Krishërimi u përhap në Europë, festimi i Vitit të Ri shihej si një rit pagan, kështu që dita e parë e vitit u shpërngul në një datë më të përshatshme për Krishtërimin. Kishte edhe shtete që vitin e ri e nisnin në muajin Mars.

Kaosi i kalendarëve vijoi edhe për shumë kohë derisa Papa Gregori VIII vendosi që t’i jepte fund këtij kaosi. Ai krijoi një kalendar të ri i cili përdorte një ditë ekstra në fund të shkurtit çdo katër vjet për të qëndruar i rregullt. Gjithashtu vendosi përfundimisht 1 janarin si ditën e parë të vitit.

Kështu që edhe në ditët e sotme data 1 Janar shënon Vitin e Ri për pjesën më të madhe të botës duke mos i llogaritur Afganistanin, Etiopinë, Iranin, Nepalin dhe Arabinë Saudite, të cilat mbështeten në konventat e tyre kalendarike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush