Dikur racist ndaj emigrantëve të huaj, sot ministri norvegjez shfaqet i dashuruar me refugjaten iraniane

Dikur racist ndaj emigrantëve të huaj, sot ministri norvegjez shfaqet i dashuruar me refugjaten iraniane

Ministri norvegjez Per Sandberg dhe e fejuara e tij, Bahareh Letnes

Ministri norvegjez deklaronte në vitin 2003 se “Rracat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen”, duke kërkuar jo pak herë largimin e të huajve nga shteti i tij. Por më pas, ministri duket se ndryshoi mendim, pasi takoi ish-Miss Iranin, Bahareh Letnes, një refugjate në vendin e tij, të cilin deri në ato momente Per Sandberg kërkonte ta mbronte me çdo kusht nga të huajt.

Ministri norvegjez Per Sandberg dhe e fejuara e tij, Bahareh Letnes

Pavarësisht distancës, lidhja që Letnes mbante me vendlindjen ishte e fortë, duke marrë pjesë në disa konkurse bukurie, duke fituar edhe disa trofe si: Miss Irani në 2013, Miss Globe në Iran në vitin 2014 dhe Miss Grand International në Iran në të njëjtin vit.

Dhe nga një konkurs në tjetrin, ata takohen dhe mes tyre lindin shkëndijat e para. E pikërisht, ministri që dikur apelonte se racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, bie në dashuri me bukuroshen iraniane, e cila sot është e fejuara e tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Asambleja KiE votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Begaj: Tashmë pritet hapi final në maj

Asambleja KiE votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Begaj: Tashmë pritet hapi final në maj