Dilema mes dy familjeve/ Djali i cilës shtëpi është Luan Prifti? ADN do të nxjerrë në dritë të vërtetën

“Përshëndetje, po iu shkruaj meqenëse misioni juaj është humanizmi për të bashkuar ato shpirtra që janë të ndarë prej kohësh... Do kisha shumë dëshire t’ju prezantoja edhe me rastin e babait tim, i cili është rritur jetim e gjer më sot nuk i ka njohur familjen që e solli në jetë, pavarsisht kërkimeve që unë kam bërë, nuk kam arritur t’ja heq atë brengë që gjithkush prej nesh do e kish’ nëse do ishte në vendin e tij... Do iu kërkoja thjesht të më ndihmoni me aq sa mundësi për gjetjen e prindërve biologjik të tij, pasi nuk do dëshiroja kurrësesi që ai të largohej nga kjo botë me atë brengë në shpirt…”

Kështu nis mesazhi dërguar në adresën e Facebook-ut në emisionin ’’Pa gjurmë’’ nga Algert Prifti, cili kërkon që të gjejë rrënjët e familjes së gjyshërve nga babai.

Luan Prifti është babai Algertit, i cili ka një brengë në zemër të gjejë prindërit biologjikë. Ai ka lindur më 22 korrik të vitit 1955, me vendlindje në Shkodër dhe me vendbanim në Lozhan të Korçës sipas certifikatës. 63-vjeçari u birësua nga shtëpia e fëmijës Vlorë në vitin 1961 nga Kristaq dhe Asprie Prifti nga Bubullima e Lushnjes në moshën 4-vjeçare.

Më datë 29 nëntor, në studion e “Pa gjurmë”, djali i tij Algerti ka rrëfyer historinë e të atit që i ka i treguar në moshën 15-vjeçare. "Babai u la në shtëpinë e fëmijës në Vlorë nga një person me emrin Jorgji Azisllari, i cili dyshohet se mund të jetë një person shumë i afërt i Luani apo ndoshta dhe vetë babai i tij biologjik. Prindërit e tij birësues nuk kishin fëmijë. Gjyshi kishte shkuar në Tiranë për të adoptuar një fëmijë. Atje nuk ia pranojnë kërkesën dhe rrugës për në shtëpi takon një person që i thotë se do të të ndihmoj unë. Ishte oficer. Shkojnë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë dhe ku personi tha: Hajde Luan se të ka ardhur babai. Babai e ka marrë vesh të vërtetën që 14-vjeç, ia tregoi gjyshi. Vajti dhe e pyeti vetë ai pasi dëgjonte vazhdimisht që e kishin marrë. Kur ishte ushtar më thoshte që kishin kërkuar që ta takonin por nuk e linin që të dilte," - rrëfeu për moderatoren Odeta Dume Algert Prifti.

Ndërsa sot, Luan Prifti gjendet vet i pranishëm në studion e "Pa Gjurmë".  Ai ka rrëfyer personalisht historinë e tij të jetës, duke treguar se si ishte vendosur në kërkim të familjes së tij biologjike.

"Më thoshin në moshën 5 vjec se më kishte birësuar babai. E thonin pa të keq dhe unë iu përgjigjesha duke i thënë se do pyesja prindërit. I them nënës nëse e kishin certifikatën e lindjes e ajo më thotë që e kishte humbur. Më pas i them që nëse dëshironte të mos më tregonte, le të mos e bënte dicka të tillë, pasi unë besoja se e vërteta një ditë do dilte në pah. Ata kishin premtuar se nuk do tregonin, edhe për kushtet e asaj kohe. E gjeta më pas dhe aty lexova se isha i birësuar në Vlorë. Sërish i kërkoj babait që të më thoshte të vërtetën, por ai s'më tha asgjë. Në fund të klasës së tetë iu drejtova Vlorës, sepse përmendej në dokument", rrëfeu Luan Prifti.

Pas asaj që rrëfeu Prifti, moderatorja Odeta Dume i bëri me dije se dy familje janë vendosur në kontakt me "Pa Gjurmë", pasi pretendojnë se Luani është djali i shtëpisë së tyre. 

Zenel Braho, i cili ka ardhur në studio nga Skrapari, rrëfeu se nëna e tij është me origjinë nga Strehëza e Lozhanit në Korçë dhe se nga lidhja që ka pasur me një bashkëfshatarin e saj ka sjellë në jetë në 1955 një djalë. "E kam mësuar në shtator të këtij viti, mamaja ime ia tregoi vajzës sime", tha ai. Braho shtoi se nënës së tij i ishte kërkuar që ta abortonte djalin por ajo nuk kishte pranuar dhe kësisoj pas lindjes në Tiranë, Hatija e dërgoi të birin në Shkodër. E megjithatë, sipas Zenelit vetëm emri nuk përkon me të dhënat e Luanit, pasi sikurse rrëfehet, nëna e tij ja ka vendosur emrin djali të saj Bashkim.

Në sfond, fotografia e nënës së Zenel Brahos, që dyshohet se është nëna e Luan Priftit

Nga ana tjetër, një zonjë ka telefonuar në studion "Pa Gjurmë" dhe pretendon se është vajza e xhaxhait të Luan Priftit. E emocionuar dhe e ekzaltuar, ajo thotë se Luani i ngjan shumë xhaxhait të saj. Sipas atyre që i kanë treguar të shtëpisë së saj, ajo rrëfeu për moderatoren e emisionit se xhaxhai i saj është martuar në 46-n dhe ka jetuar dy vjet me një grua me emrin Antoneta, që mendohet se mund të jetë e ëma e Luanit. Ajo tha se vendlindja përputhet dhe emri po ashtu, por datëlindja jo. Sipas zonjës, djali i xhaxhait të saj ka lindur në 1949 dhe jo në 1955-n sikurse ka lindur Luani i cili ndodhet në studio.

Të dyja palët ranë dakord në studion "Pa Gjurmë" që do t'i nënshtrohen analizës së ADN-në, për të zbuluar të vërtetën rreth identitetit të Luan Priftit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët