Diplomat e infermierëve para 2006, Report Tv siguron vendimin e MAS, Nikolla vendos njehsimin

Report Tv ka siguruar vendimin e Ministrisë së Arsimit për çështje e diplomave të viteve 2002-2006. Në vendimin e MAS, thuhet se infermierët të cilët janë diplomuar gjatë sistemit 3.6 apo 4 vjeçar, do të mundësohet njehsimi i diplomave të tyre si Master Shkencor.

Më herët, gjatë muajit qershor, rreth 4 mijë infermierë ngritën shqetësimin për vendimin e Ministrisë së Arsimit, se diploma e marrë mes viteve 2002-2006, nuk do të njihej si master shkencor, dhe se 4 mijë infermierë do të kthenin paratë e marra si rrogë tek përveç uljes në pagë.

Përmes shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, infermierët e cilësuan të padrejtë mosnjohjen e diplomave si master por vetëm si Bachelor, ndërkohë që me vendimin e sotëm, kjo kategori e prekur do të vazhdojë punën pa asnjë shqetësim.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për njehsimin e diplomave

Merr zgjidhje problemi i parkimit në QSUT

Një tjetër çështje jo pak e rëndësishme që ka marrë zgjidhje sot për infermierët, është problem i tyre me parkimin në Qendrën Shëndetësore Universitare Nënë Tereza.

Pak ditë më parë, infermierët e kësaj qendre protestuan në hyrje të QSUT se paguanin në mënyrë të kundraligjshme, pavarësisht se ishin staf mjekësor.

Për këtë çështje, Shoqata e Infermierëve njofton se iu është dërguar një shkresë kryeinfermierëve nga Drejtoria e Spitalit që të regjistrohen të gjitha targat e makinave që kanë infermierët. Shumë prej targave janë regjistruar dhe tashmë nuk paguajnë. Brenda muajit do të bëhet i mundur regjistrimi i të gjithë infermierëve.

Njoftimi i Shoqatës së Infermierëve për problemin e parkimit në QSUT

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pacienti: 08/09/2018 14:13

    Keta njerezit e shendetesis duhet te bejne stazh ne spitalet e BE per te mesuar kulturen europiane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu