Diplomohen 40 studentë
në Institutin Kulinar Neranxi

Diplomohen 40 studentë<br />në Institutin Kulinar Neranxi
Kur produktet cilësore shkrihen me përkushtimin për të ofruar shijen dhe shërbimin më të mirë, sapo jemi njohur me artin e kulinarisë. ’’Gjithmonë një hap përpara’’ është motoja e kompanisë Neranxi, që për me shumë se 20 vjet në tregun shqiptar ka dëshmuar se di të qëndrojë në majat e cilësisë në kulinari.

Me qëllimin për t’i ofruar tregut të punës profesionistë të kësaj fushe, prej 8 vitesh, funksionon shkolla profesionale „Instituti Kulinar Neranxi“. Edhe 40 studentë të tjerë të këtij instituti dhanë provimin përfundimtar, për t’u çertifikuar si profesionistë të fushës kulinare.
Me emocione dhe përgjegjësi, studentët shfaqën dijet e tyre të marra në kursin 1 dhe 2 vjeçar, përmes pjatave që servirën.
 
Këtë vit, Bashkëpunimi i Institutit Kulinar Neranxi me GIZ, Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Shqipëri, vjen me vizionin për të krijuar mundësi punësimi që shtrihen përtej Shqipërisë. Elona Kurti, drejtoresha e Institutit Kulinar Neranxi, shprehet se prej 8 vitesh ky institut i ofron tregut në Shqipëri, e jo vetëm, profesionistë të fushës kulinare dhe alternativa punësimi.

Për Katja Roeckel, Drejtuesen e programit ProSEED,  bashkëpunimi me Institutin Kulinar Neranxi ka për qëllim mbështetjen e arsimit profesional në Shqipëri.
 
Programi i bashkëpunimit financohet nga qeveria gjermane dhe zbatohet nga koperacioni teknik gjerman GIZ. Ne promovojmë arsimin dhe trajnimin e të rinjve në Shqipëri me qëllim punësimin. Kjo është hera e parë që bashkëpunojmë me një ofrues privat të kurseve, por Instituti Neranxi ofron kurse ne kuzhinë të një standarti të lartë.
 
Ndërsa për shefin italian të pastiçerisë, Onofrio Campobello, ky është një hap i rëndësishëm për studentët që janë gati të përfshihen në tregun e punës:

Ky ishte testi final i pastiçerisë, kuzhinës, picerisë, brumrave. Kam ndjerë shumë emocione duke parë studentë dhe ish studentë të pastiçerisë të tërheqin diplomën pas dijeve të finalizuara me sukses. Me vjen mirë që jam pjesë e institutit kulinar Neranxi që në bashkëpunimin me GIZ ka rritur mundësitë e punësimit për studentët.
 
Në Institutin Kulinar Neranxi janë diplomuar rreth 2000 studentë ndër vite. Ata mund të zgjedhin të bëhen pjesë e kurseve që zgjasin nga 3 muaj në 2 vjet në  kuzhinë, pastiçeri, piceri, bar dhe prodhime brumi.
Por krahas specialistëve të rinj, pjesë e traditës në kompaninë Neranxi është organizimi i  panairit profesional të kulinarisë. Prej 10 vitesh ky panair prezanton risitë e produkteve të kulinarisë, që duke mbajtur në standarte të larta cilësinë, rrisin edhe pritshmërinë e klientëve.
 
Kujdesi për të ofruar ushqime në cilësi maksimale dhe nga ana tjetër mënyra e gatimit dhe e shërbimit, e rendit kompaninë Neranxi si një nga 200 bizneset më të mëdha në vend.

instituti kulinar neranxi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë