Dita e 15-të/ Studentët bllokuan rrugët dy orë, vezë drejt Kryeministrisë (FOTO+VIDEO)

TIRANË-Studentët vijojnë protestën në ditën e 15-të duke kërkuar plotësimin e tetë kushteve pa dialog. Protesta nisi rreth orës 10:00 me bllokimin e rrugëve kryesore në kryeqytet; Rrugën e Elbasanit, kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’, 9-Katëshet, por edhe urën e madhe të Lanës deri rreth orës 12:00, i njëjti skenar si dje (lexo këtu).

Pas lirimit të rrugëve, studentët i janë bashkuar grupit tjetër përpara Kryeministrisë, që qëlluan me vezë drejt godinës, por deri tani nuk janë shënuar incidente. Ata kanë shkruar përballë Kryeministrisë me shkronja të mëdha me miell “JO DIALOG”. Për protestën e sotme një pjesë e studentëve kanë pasur një mesazh edhe për Bashën dhe Kryemadhin "Mos guxoni të afroheni në protestë".

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka nisur që dje dialogun me studentët dhe pedagogët (lexo këtu). Pas takimit me pedagogët e Gjeologji- Minierave, sot kryeministri Rama zhvilloi takimin e dytë, këtë herë në Universitetin Bujqësor (lexo këtu).

Lista/ Ja të gjitha kërkesat e studentëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Vijon protesta e studentëve përpara Kryeministrisë

Prej orës 10:00 përpara godinës së Kryeministrisë vijojnë që të qëndrojnë një grup studentësh, por numri është tkurrur në krahasim me ditët e kaluara.

Studentët që ndodhen përpara Kryeministrisë
Ora 12:27
Pedagogu i Inxhinierisë thirrje studentëve: Mos bllokoni rrugët

Pedagogu i fakultetit të Inxhinierisë Klemenet Qerimi nga protesta përpara Kryeministrisë u ka bërë thirrje studentëve që të mos bllokojnë rrugët.

Ora 12:23
Lirohet edhe kryqëzimi te ’21 Dhjetori’, 9-Katëshet dhe ura e madhe e Lanës

Pas Rrugës së Elbasanit janë zhbllokuar edhe rrugët e tjera që u bllokuan nga studentët paraditen e sotme, te ’21 Dhjetori’, 9-Katëshet dhe ura e madhe e Lanës.

Ora 12:22
Pas dy orësh hapet Rruga e Elbasanit, studentët drejt Kryeministrisë

Studentët e Ekonomikut mbajtën të bllokuar për rreth dy orë Rrugën e Elbasanit pranë fakultetit. Nga ora 10:00 deri në 12:15 rruga ishte e bllokuar, ndërsa pasi u lirua, studentët janë nisur drejt Kryeministrisë.

Ora 12:04
REPORT TV sjell pamjet me dron/ Ja sa protestues ndodhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Përpara Kryeministrisë po zhvillohet protesta e studentëve në ditën e 15-të, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga lart me dron. Ndryshe nga ditët e tjera sot numri i studentëve që ndodhen para selisë së qeverisë është tkurrur. Kjo pasi një pjesë e studentëve kanë bllokuar kryqëzimet kryesore në Tiranë, te Rruga e Elbasanit, 21 Dhjetori, 9-Katëshet dhe ura e madhe e Lanës. Një pjesë e studentëve vijojnë protestën duke kërkuar plotësimin e tetë pikave pa dialog, ndërsa sot pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Rama për të diskutuar për problemet.

Ora 11:45
Protesta, studentët bllokojnë disa prej akseve rrugore në kryeqytet (FOTO)

Studentët prej orës 10:30 kanë nisur protestën në ditën e 15-të. Siç shihet dhe nga fotot ata janë vendosur në pika të ndryshme në Tiranë duke bllokuar disa prej kryqëzimeve në kryeqytet.

Ora 11:43
Bllokohet kryqëzimi edhe te 9-katëshet nga studentët

Përpos Rrugës së Elbasanit, kryqëzimit të ’21 Dhjetorit’ dhe urës së madhe të Lanës te Piramida, studentët kanë bllokuar kryqëzimin te 9-katëshet

Ora 11:22
Bllokohet edhe Ura e Lanës te Piramida

Studentët kanë bllokuar urën e Lanës te Piramida në shenjë proteste kundër qeverisë, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë duke u bashkuar me grupin tjetër

Ora 11:07
Studentët kanë bllokuar edhe kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’

Një grup tjetër studentësh kanë bllokuar kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’ duke shkaktuar kaos me trafikun.

Ora 11:04
Studentët qëllojnë me vezë drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Një grup studentësh janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në ditën e 15-të protestës. Disa prej tyre nga fakulteti i Mjekësisë dhe i Shkencave të Natyrës kanë gjuajtur me vezë në drejtim të selisë së qeverisë.

Ora 10:14
Studentët e Ekonomikut bllokojnë Rrugën e Elbasanit (VIDEO)

Një grup studentësh të fakultetit të Ekonomikut kanë bllokuar rrugën e Elbasanit. Pas grumbullimit pranë fakultetit, studentët kanë bllokuar rrugën, ndërsa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerti: 18/12/2018 19:00

    Keta jane banditet e Mona Cizmes dhe Lulash Shurraqit qe per gaveten e Jales dhe ndonje nate falas ne disco japin edhe gopin dhe sumen. Bjerruni me shkop baseballi ketyre langaraqeve

    Përgjigju
  • Erik: 18/12/2018 13:44

    Po dilni ore nga makinat kapini prej zhelesh ata 20 veta qe bllokojne rrugen dhe hapeni, shume po i duroni te llastuarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet