Dita e 38-të e protestës/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën 40': Ky është gjenocid, larg shtëpive tona

Dita e 38-të e protestës/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën 40': Ky është gjenocid, larg shtëpive tona

Protesta e banorëve të Unazës së Re

TIRANË-Një pjesë e banorëve të Unazës së Re në ditën e 38-të bllokuan rrugën për rreth 40 minuta duke protestuar kundër qeverisë, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre që preken nga projekti, por që nuk janë të legalizuara. Protestës iu bashkua edhe Lulzim Basha me eksponentë të tjerë të PD-së.

Me pankarta në duar dhe thirrje anti qeverisë ata u mblodhën si cdo natë duke protestuar, ndërsa mbështeten nga Partia Demokratike dhe LSI-ja. “Rama Ik, ky është gjenocid, duam shtëpitë tona, poshtë projekti, larg shtëpive tona’ janë disa nga pankartat dhe thirrjet e tyre.

Prej më shumë se një muaji një pjesë e banorëve që kanë banesat pa leje vijojnë protestën, ndërsa pjesa tjetër ka pranuar ofertën e bashkisë për t’u zhvendosur në banesat sociale dhe për të pranuar bonusin e strehimit. Punonjësit e IMT deri tani janë shembur disa banesa që preken nga projekti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
“Do iu djegim të gjallë”/ Banori i Unazës së Re kërcënon punonjësit e firmës

Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë kompanitë që të mos tentojnë që të hyjnë në Unazën e Re. Njëri nga banorët ka kërcënuar punonjësit e firmës me jetë nëse tentojnë që të afrohen në Unazën e Re. “Mos guxoni të vini në Unazën e Re se ju pret flaka dhe benzina. Mos merrni tentativa për të ardhur për të punuar, deri sa të gjendet një zgjidhje. Do iu djegim të gjallë” tha ai.

Ora 17:54
Banori te Unaza e Re: Të pezullohet puna edhe në dy Lotet e tjera

Një tjetër banor i Unazës së Re bëri thirrje që të pezullohet puna edhe në Lotin 2 dhe 3, pasi sipas tyre ashtu si në Lotin 1 ka shkelje dhe vjedhje. Ai u bëri thirrje banorëve të tjerë që të mos prishin banesat do të qëndrojnë deri në fund. Kujtojmë që në Lotin 1 u pezullua puna, pas hetimeve për firmën ‘DH Albania”.

Ora 17:50
Banori te Unaza e Re: Po vidhen 18 mln euro, Prokuroria po fle gjumë

I irrituar, njëri nga banorët e Unazës së Re ka deklaruar se qëndresa do të vijojë deri në fund duke mos lejuar prishjen e banesave. “Kryehajdutit po i dridhet karrigia, poshtë qeveria. Prokuroria dhe strukturat e shtetit flenë gjumë, ndërsa qytetarët i plasin në burgje. Ata që vjedhin miliona euro janë të lirë, ndërsa populli në burg. Ata që kanë bërë marrëveshje me Veliajn, të kenë kujdes. Nuk ka asnjë punonjës që të dalë në këto shtëpia, po vidhen taksat tona, nga ne do të merreshin ato 18 milionë euro. Do të qëndrojmë deri në fund. Kemi kërkuar dialog që në ditën e parë, por Rama nuk pranoi, ndërsa me studentët kërkon dialog se është frikacak, për ti manipuluar. Rama po bën gati valixhet për të ikur” tha njëri nga qytetarët.

Ora 17:40
Banorët në Unazës e Re bllokojnë rrugën: Mos prekni shtëpitë tona

Ora 17:39
Lulzim Basha arrin në Unazën e Re në mbështetje të protestës së banorëve

Ashtu si cdo natë, edhe sonte kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar në mbështetje të banorëve të Unazës së Re.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan