POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dita e 70-të e protestës te Unaza e Re/ Balliu: Po bëhet ritenderim fiktiv, prokuroria të marrë Ramën prej leckash

TIRANE-Një grup banorësh të Unazës së Re në kryeqytet kanë vijuar protestën dhe bllokimin e rrugës për rreth një orë edhe mbrëmjen e sotme, që shënon ditën e 70-të. Në mbështetje të tyre, si cdo natë ka qenë edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka akuzuar se ‘loti 1’ i Unazës së Re po ritenderohet me kushte fiktive.

“Ne do të vijojmë që të qëndrojmë këtu për të gjithë qytetarët që po u vidhen paratë. Ky kërkon të bëjë ritenderim me disa kushte fiktive për kompanitë dhe nuk jep llogari për korrupsionin në administratë, kush mbanë përgjegjësi këtu për dhunën, devijimin e Lanës dhe aferën? Kjo kryeprokurore duhet ta kapë prej leckash dhe ta çojë në prokurori këtë njeri. Në momentin e parë të një qeverie të drejtuar nga PD do të jetë anulimi i këtij projekti dhe qytetarët të marrin atë që u takon”tha Balliu. Ndërkohë që banorët kanë shprehur sërish këmbënguljen për të mos lejuar zhvillimin e projektit.

Një pjesë e banorëve të Unazës së Re që preken nga projekti, por që shtëpitë i kanë pa leje kërkojnë dëmshpërblim të plotë si pjesa tjetër. Një kërkesë e tillë nuk është pranuar, ndërsa qeveria dhe bashkia kanë dhënë si zgjidhje bonusin e qirasë për 3 vite dhe zhvendosjen te banesat sociale në Shkozë. Disa nga banorët e kësaj kategorie, që i kanë banesat pa leje e kanë pranuar, ndërsa pjesa tjetër vijojnë protestën.

d.ba.
Komento

Komente

  • Fredi: 12/01/2019 21:55

    Sikur para ca oresh ishte dita e 69 si keshtu u bënë 70 kaq shpejt? Dita e 69 eshte jubileu qe Ali Fahrri Balli Bába me 40 hajdutët te bejne 69-ç. Jo 70 por 700 ditë të rrinë aty e tê kalben derisa të kuptojnë se gjith këto ditë kanë ndenjur kot nderkohe mund të gjenin punë të punonin e tu conin familjeve të tyre lek në shtepi. Parazitë funderrina dhe pastaj kthehen e rrahin gratë. Tyyyyyt!

    Përgjigju
  • Xyz: 12/01/2019 20:12

    Ikni ore by****ra. Lereni te zhviloohet ky vend o vemje muti.

    Përgjigju