Dita e Autizmit, nëna nga Durrësi tregon vështirësitë për rritjen e fëmijës

Dita e Autizmit, nëna nga Durrësi tregon vështirësitë për rritjen e fëmijës

Autizmi vërtet nuk zgjedh.  Urmete Gjypi, nëna nga Durrësi nuk e mendonte kurrë që kjo gjë mund ti ndodhte dhe asaj. Ajo  ka tre fëmijë. Dy djem e një vajzë. Më i vogli Alessio është diagnostikuar para 3 vitesh me autizëm.

“Oh, vumë re që nuk donte të rrinte me fëmijët e tjerë bashkë, se kam dy fëmijë të tjerë. Ikte dhe fshihej pas derës, ose dilte jashtë. Nuk ishte që.. folte. Djali im pat fol. E la të folurën, i harroi fjalët. Kishte shumë gjëra ndryshe nga fëmijët e tjerë që kisha rritur. Thashë ky fëmijë do ketë diçka. Arrita e çova, e vizitova, e çova te 9-katëshet te një mjek psikiatër. Ai tha: për mendimin tim, ka qeliza autike”, tregon Urmetja.

Pas kësaj, Urmetja u drejtua te qendra e mirërritjes së fëmijëve të prekur nga autizmi.

“Kam vazhduar terapi zhvillimi, një herë në gjashtë javë, dy javë. Nuk i kam ndërprerë absolutisht, as kopshtin që ëshjtë këtu në qendër, as terapitë e zhvillimit siç është rregulli. Për mendimin tim për fëmijën tim po flas, unë kam dëshirë që ta çoj për parashkollor dhe ta çoj në shkollë. Unë jam shumë e kënaqur. Djali im nuk ka shumë diferencë me fëmijët normalë”, vijon Urmetja.

Në ditën botërore të autizmit Ministrja e shëndettësisë Ogerta manastirliu vizitoi qendrën. Prej aty, premtoi investime për vitin 2018

“Ne kemi vendosur që me buxhetin e vitit 2018, kjo qendër të investohet, të investojmë me një rehabilitim të kësaj qendre, duke i kushtuar më shumë vëmendje disa protokolleve europiane të trajtimit, edhe nëpërmjet ndryshimeve që do të sjellim këtu”, u shpreh ministrja.

Teksa rastet shtohen dhe prindërit mundohen të gjejnë forcë, mjekët neuropediatër japin kurajo

“Të mos dorëzohen asnjëherë dhe të punojnë sa më shumë me fëmijën e tyre, sepse duket ndonjëherë sikur nuk funksionon terapia, por arrin një moment që fëmija fillon të ndryshojë”, thotë Migena Kika.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale