Dita e derbeve në Bundesliga, Dortmund fiton derbin e Ruhrit, Bayern thyen 3:0 Nurenberg (VIDEO)

Dita e derbeve në Bundesliga, Dortmund fiton derbin e Ruhrit, Bayern thyen 3:0 Nurenberg (VIDEO)

Lojtarët e Dortmund duke festuar një nga golat ndaj Schalke 04

GJERMANI - Borussia Dortmund ka fituar derbin e "Ruhrit" kundër rivalëve të përjetshëm Schalke 04. Në "Veltins Arena"-n e nxehtë nga tifozeria, përveç spektaklit në shkallët e stadiumit nuk ka munguar edhe në fushë ku verdhezinjtë si mysafirë shënuan të parët me mesfushorin danez Thomas Delaney në minutën e 7.

Do të duhej pjesa e dytë për të parë reagimin e vendasve të cilët në minutën e 61 fituan një penallti e cila u shënua nga Daniel Caliguri. Por nuk barazimi nuk do të vazhdonte shumë kur 18-vjeçari, një nga talentët më premtues në Europë, Jadon Sancho shënoi në minutën e 74. Kështu Dortmund vazhdon kryesimin e Bundesligës 36 pikë, 9 më shumë se Bayern. Dortmund nuk ka regjistruar ende humbjen e parë të sezonit në Bundesliga.

Bayern ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Nurenbergut. Ka qenë dy herë bomberi polak i bavarezëve Robert Lewandoëski dhe një herë në pjesën e dytë Frank Ribery të cilët vendosën derbin e Bavarisë në Allianz Arena. 

Në ndeshjet e tjera kanë fituar Bayer Leverkusen, Freiburg ndërsa Ëolfsburg dhe Hoffenhaim ndanë nga një pikë në javën e 14 të kampionatit gjerman.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike