Dita e Falenderimeve, zonja Tefta e
Report Tv në tryezën amerikane

Dita e Falenderimeve, zonja Tefta e<br />Report Tv në tryezën amerikane
Një gjel i gatuar për festën amerikane të Falenderimeve vjen për kuriozitetin e shqiptarëve nën kujdesin e Zonjës Tefta.

E ftuar në familjen e Matina dhe Ryan Roberts, me kuriozitetin për të njohur kulturën amerikane, zonja Tefta sjell për teleshikuesit historikun e festës, dhe  ushqimin e saj tradicional.

Z. Roberts është Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
 
Ndërkohë që gatuante, ai shpjegoi se Dita e Falenderimeve festohet nga amerikanët pavarësisht prejardhjes se tyre, rajoneve ku banojnë apo besimeve.

Gjeli i detit është gatimi tradicional për këtë festë.
 
Historia e Ditës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka origjinën te kolonët e parë që mbërritën atje.
 
Ngjarja të cilën amerikanët e quajnë “Falenderimi i parë” u festua nga pelegrinët pas të korrave të para në Botën e Re më 1621, ku morën pjesë 90 amerikanë autoktonë dhe 53 pelegrinë.

[gallery]19823[/gallery]

Receta për të interesuarit është si më poshtë:
Gjel deti i mbushur

-gjel deti
-gjalp
-qepë
-karrotë
-selino
-bukë e thekur
-sherebelë
-rozmarinë
-trumzë

Salcë shoqeruese
 - Sheqer
- Lëng portokalli
- Cipë limoni
- Boronicë e kuqe

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë