Dita kundër varfërisë, Manastirliu në familjen e Kozeta Krujës: Riintegrim përmes punësimit

Dita kundër varfërisë, Manastirliu në familjen e Kozeta Krujës: Riintegrim përmes punësimit

Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë vizitës së saj në familjen e Kozeta Krujës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale viziton kryefamiljaren që u punësua pasi doli nga skema e ndihmës ekonomike. “Riintegrimi i familjeve në nevojë përmes aftësimit profesional dhe punësimit është në fokus të politikave sociale të Qeverisë, për zbutjen e varfërise dhe rritjen e mirëqënies së familjeve”.

Në ditën Botërore për eleminimin e varfërisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi një familje që ka dalë nga skema e ndihmës ekonomike dhe është integruar përmes punësimit.

Kozeta Kruja është një grua kryefamiljare me 4 fëmijë, e cila për shumë vite ka përfituar nga skema e ndihmës ekonomike, ndërsa nga muaji Shtator, ajo është punësuar nëpërmjet zyrave të punësimit.

“Skema e ndihmës ekonomike sigurisht është një skemë mbrojteje për familjet në nevojë, por ne jemi të orientuar drejt punësimit, si mënyra më e mirë për të zbutur varfërinë dhe për të rritur mirëqënien e familjeve”, tha Manastirliu.

Duke theksuar përparësinë për gratë kryefamiljare, Manastirliu tha se do të jenë në fokus të politikave sociale, edhe sa i takon skemës së ndihmës ekonomike.

Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë takimit të saj me familjen Kruja

Skema e re e ndihmës ekonomike është një skemë aktive riintegrimi, nëpërmjet krijimit të mundësive për punësim, duke rritur përfshirjen në politikat aktive të tregut të punës të përfituesve të skemës së ndihmës ekonomike.

Politika e qeverisë për zbutjen e varfërisë, është e orientuar drejt punësimit. Gjatë periudhës Janar – Gusht janë trajtuar nga Zyrat e Punës 14,000 persona, nga të cilët janë punësuar 2,475 individë.

Kanë marrë pjesë në kurset e formimit profesional 427 persona, ish përfitues të skemës së ndihmës ekonomike, të cilët gjithashtu marrin dhe para cash ne masën sa 50% të pagesës së papunësisë, për ndjekjen e kurseve të formimit profesional.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale