'Ditë të mbarë me dritëzën e sapondezur të shpresës', Rama publikon videon nga familja që jetonte mes mjerimit
Pas ditë pas vizitës së Ramës në familjen e Niko Ahmetit në Vlorë kanë nisur ndryshimet. Tani në shtëpinë e tyre ka drita, ndërsa më parë kryefamiljari i tha se në mungesë të shtretërve familja fle përtokë.
Edi Rama dhe Niko Ahmeti
Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur ditën me familjen e Niko Ahmetit.
Familja e Niko Ahmetit, e cila ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike dhe që banon në fshatin Vajzë të Vlorës më datë 8 shtator u vizitua kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu.
Të dy zyrtarët e lartë panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Niko Ahmetit dhe premtuan rindërtimin e shtëpisë dhe ndihma për familjarët.
Gjithashtu kryeministri Rama i premtoi kryefamiljarit se puna për rindërtimin e shtëpisë do fillojë së shpejti madje do shikohet dhe mundësia që pjestarët e familjes Ahmeti të përfitojë nga grantet për zhvillimin rural.
Biseda e Ramës me kryefamiljarin Niko Ahmeti
Niko Ahmeti: Kjo është banesa ku jetoj me 5 fëmijët, pa ujë, pa drita, pa rrugë, marr vetëm një ndihmë ekonomike. Ja kjo është familja ime, fëmijët kanë mbaruar tetëvjeçcaren, vajzat e vogla vazhdojnë shkollën.
Rama: Ku flini?
Niko Ahmeti: Sheshit, ja si shikon, me mundësitë e mia, kaq mundësi kam.
Rama: Do të shikojmë t’ju gjejmë një mënyrë t’ju ndihmojë edhe për shtëpinë, edhe për fëmijët edhe për mundësi për ndonjë blegtori të vogël.
Në videon e postuar nga kryeministri, bëhet e ditur se familjes i është vendosur energjia elektrike dhe se shtëpia është restauruar dhe pajisur me disa mobilje dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.
Ju uroj një ditë të mbarë me dritëzën e sapondezur të shpresës në familjen e Niko Ahmetit.
Edi Rama
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.7%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5405
Lajme të tjera
-
Vlorë, lëvizte me armë me vete, arrestohet 34-vjeçari
18 Prill, 11:26
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, gati brenda një viti! Rama: Sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal
17 Prill, 12:11
-
Media italiane: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri
17 Prill, 09:20
-
VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës
16 Prill, 21:19
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Meta sulmon kreun e SPAK, Altin Dumanin: Karafil! Kushëriri i Nuredinit do të bëhet vrasës i pluralizmit! Të ketë kujdes, PL i ka 300 mijë Vojo Kusha
16 Prill, 14:38
-
'Princesha e re e Lindjes', Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë e këndshme në aeroportin e Parisit
15 Prill, 13:21
-
Himarë, po ndërtonte pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh, arrestohet 38-vjeçari
15 Prill, 12:02
-
Sarandë, qarkullonte me doza kanabisi dhe thikë në makinë, arrestohet në flagrancë polaku 46-vjeçar
15 Prill, 11:43
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
Vlorë, nis plazhi, në Pyllin e Sodës digjen goma, shtëllunga tymi mbulojnë qytetin
14 Prill, 15:07