Ditëlindja e 90-të e kardinalit Ernest Troshani, Meta: Zoti të bekoftë, na inkurajon me forcën tënde

Ditëlindja e 90-të e kardinalit Ernest Troshani, Meta: Zoti të bekoftë, na inkurajon me forcën tënde

Ilir Meta, president dhe kardinali Ernest Troshani

Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e sotme në një mesazh në Facebook, kardinalin Ernest Troshani, me rastin e ditëlindjes së tij të 90-të. Meta thotë se Troshani është simboli i rezistencës dhe i përkushtimit ndaj vlerave njerëzore.

Jetë të gjatë Kardinali ynë, me plot shëndet e mbarësi!E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare.Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare, për të cilat flijuan jetën shumë klerikë e shqiptarë të ndershëm.Zoti të bekoftë Ty dhe veprën tëndë të përjetshme, për gjithçka i ke dhënë kombit dhe Kishës!

Ilir Meta, president i vendit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV