Ditëlindja e PS, Saimir Tahiri: 27 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar ku do hedhim këmbën e radhës

Ditëlindja e PS, Saimir Tahiri: 27 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar ku do hedhim këmbën e radhës

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka postuar në Facebook një status ku kujton sesi ka përjetuar vitet e tij në Partinë Socialiste.Tahiri thekson se ka gjithmonë momente të vështira e se ka pasur mbështetjen e kolegëve në çdo moment. Por nga ana tjetër, ish-ministri ka prekur edhe termin “padrejtësi” në shkrim dhe kjo duket paksa tendencioze nga ana e tij. 

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrave e grave, te rinj e te reja ne PS. Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen. Kam pasur privilegjin te njoh shume prej tyre, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.  Ka shume te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume sesa vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.
Gezuar!

Saimir Tahiri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 12/06/2018 20:59

    Të lumt z Sajmir dhe Gëzuar në të gjitha fushat e jetës së bashku me familjen tuaj !

    Përgjigju
  • Albani: 12/06/2018 19:57

    Ti je fajtor z Tahiri ja pse; pse veturen qe shite te Habilajt e perdore shume herave tjera?! Pse leja e identitetit u gjete ne veturen e sipermarresit qe kishte fituar tenderin per ndertimin e nderteses se policice ne Tirane?. Per kete je fajtor dhe åi te kishte drejtesi do ishe ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale