Diversioni i Kryemadhit për Veliajn, Rama: Në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë shumë e madhe

Diversioni i Kryemadhit për Veliajn, Rama: Në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë shumë e madhe

Edi Rama dhe Erion Veliaj

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish kryebashkiakune Tiranës Veliaj për punën që ka bërë në më pak se tre vite në Tiranë, duke dhënë dhe një përgjigjie indirekte për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ajo deklaroi një natë më parë në një emision televiziv deklaroi se janë dy ministra kandidate për kryetar bashkie në Tiranë, ndërsa më herët është shprehur gjithashtu se Rama nuk do ta rikandidojë Veliajn për një mandat të dytë si i pari i kryeqytetit.

I ftuar mbrëmë në "Opinion", Rama tha se në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë e madhe për komunitetin rom.

 “Në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë shumë e madhe për komunitetin rom, si me rastin e ndërtimit të banesave në Shkozë. Në fillim ka qenë probem i madh”. 

Edi Rama, kryeministër 

Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, kryebashkiaku Veliaj përuroi pak javë më parë edhe 60 banesa të reja për familjet e këtij komuniteti në Shkozë. Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve