Divjakë, 14-vjeçarin e zë poshtë zetori duke punuar tokën, humb jetën në spital

Divjakë, 14-vjeçarin e zë poshtë zetori duke punuar tokën, humb jetën në spital

Foto ilustruese

Një 14 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në Divjakë, pasi është aksidentuar nga një zetor. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Këmishtaj, ndërsa viktima është Xh.N, 14 vjeç i cili ka humbur jetën në spitalin e Lushnjes. Zetori drejtohej nga një i afërm i të miturit, djali i tezes së tij, E.A, 30 vjeç. Dy kushërinjtë po punonin tokën bujqësore dhe dyshohet se nga pakujdesia zetori ka goditur të miturin. 

Policia mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë: 

Divjakë

Informacion paraprak

Në datën 29.06.2018, rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezës së tij shtetasin Xh.N, 14 vjeç.

Shtetasi Xh.N ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 30/06/2018 11:10

    o zot sa keq me vjen kujdes te miturit kur i merni nga mbrapa..ndoshta nga trupi duken te rritur po jane ende femije...me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me 12 vite burg 52 vjeçari shqiptar

Greqi/ Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me 12 vite burg 52 vjeçari shqiptar