Dixhitalizimi, shtyhet afati në
në qarqet Tiranë dhe Durrës

Dixhitalizimi, shtyhet afati në<br />në qarqet Tiranë dhe Durrës
Afati për mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë – Durrës, i parashikuar të ishte më datë 30 qershor 2017, shtyhet për një kohë të shkurtër. 

Kështu njoftoi drejtori i kabinetit të Autoritetit të Medias Audiovizive, Dritan Xhelili, teksa shtoi se shkak për këtë vendim është sasia e pamjaftueshme në treg e pajisjeve dekoder tokësorë dhe kërkesës së ulët.

Xhelili u shpreh se procesi i digjitalizimit do të vijojë në qarkun e Beratit, ku për një periudhë një mujore do te ketë transmetime paralele si ne analog dhe në digjital.

Një proces tjetër i rëndësishëm që pritet të mbyllet në datë 30 Qershor është lirimi i brezit të frekuencave i cili do t'i kalojë në administrim AKEP.

Xhelili tha se ky proces do te sigurojë në arkën e shtetit një shume prej disa dhjetra milionë dollarësh.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump