Djali filmon veten duke droguar një bletë, reagimi i saj është befasues

Djali filmon veten duke droguar një bletë, reagimi i saj është befasues

Bleta duke marrë lëndën ekstazi

Në videon e mëposhtme shihet se si një mashkull po drogon një bletë. Në fillim shihet se si me anë të një letre i ka dhënë bletës një pluhur të bardhë dhe më pas me anë të një luge, i jep një lëng ngjyrë kafe. Pak sekonda më pas, bleta shihet si 'e tërbuar', teksa mundohet të koordinojë lëvizjet e saj. "The Sun" shkruan s epersoni në fjalë është një i droguar dhe lënda me të cilën e ka ushqyer bletën është një lloj ekstazi likuid i njohur ndryshe i MDMA. 

Ky veprim nga ky 'humorist' është ndëshkuar rëndë nga komentuesit, pasi videoja u bë virale. Ata kërkuan ndihmën eambjentalistëve që ta ndëshkonin këtë njeri.  Nuk është e qartë se ku janë xhiruar pamjet por në sfond dëgjohet burri me tatuazhe që thotë 'shikojeni si kërcen'. Bleta ndërkohë përpëlitej, dhe me këngën në sfondin e videos duket vërtet si një gjallesë e droguar teksa kërcen me lëvizje të parregullta. Disa oë më pas videoja u fshi nga faqja e 'Facebook' ku ishte shpërndarë./Shqiptarja.com

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'