Dje u dekretua nga Meta, Bendo mesazh punonjësve të SHISH: Të angazhohemi për të çuar përpara punën tonë

Helidon Bendo, kreu i SHISH

Një ditë pasi u dekretua zyrtarisht nga Presidenti Ilir Meta në detyrën e tij si drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo  iu ka dërguar një mesazh zyrtar punonjësve të këtij institucioni.

Në një reagim për media, Bendo thotë se i është besuar një detyrë e rëndësishme dhe me përgjegjësi.

Kreu i SHISH, bën thirrje që punonjësit e këtij institucioni të bazohen në punën e tyre në 3 parime kryesore që janë ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti.

Reagimi i plotë:

Të nderuar punonjës të Shërbimit Informativ të Shtetit, Me dekretin nr.10937, datë 05.11.2018, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, më ka besuar drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Propozimi i Kryeministrit dhe vendimi i Presidentit të Republikës më ngarkojnë me përgjegjësinë e lartë për të udhëhequr Shërbimin Informativ të Shtetit, si një institucion kyç për garantimin e sigurisë kombëtare. SHISH-i ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar si organ informativ në çështjet e sigurisë kombëtare. Autoritetet më të larta shtetërore dhe organizatat e partnerët ndërkombëtarë e kanë çmuar rolin themelor parashikues, parandalues dhe goditës të SHISH-it. Të nderuar kolegë, Gjithçka e arritur dhe e ndërtuar nga SHISH-i është fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe i rolit të qindra punonjësve të ndershëm e profesionistëve të vërtetë të inteligjencës, me të cilët kemi bashkëpunuar e bashkëpunojmë ndër vite. Ndaj sot vlerësoj se është momenti, që bazuar te parimet bazë të punës sonë, si LIGJSHMERIA, OBJEKTIVITETI dhe SEKRETI, të angazhohemi për të çuar cilësisht përpara punën dhe produktin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Me këtë rast, më lejoni të përçoj te çdo punonjës i Shërbimit vlerësimin dhe mbështetjen e Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Duke mirëpritur kontributin tuaj, ju uroj punë të mbarë.

Helidon Bendo u dekretua ditën e djeshme nga Meta  pas një viti bllokim në postin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Prej 31 tetorit të vitit 2017 dekreti ishte në Presidencë me propozim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa Ilir Meta ka vendosur që në kulmin e debateve për refuzimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm të dekretojë Bendon në krye të SHISH. Deri në këtë periudhë Helidon Bendo ishte i komanduar në drejtimin e institucionit, që pas largimit të Visho Ajazi Likës ambasador në NATO. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?

×

Lajmi i fundit

Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret