Basha mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar, diskutime për buxhetin dhe zgjedhjet lokale

TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së grupit, pika e parë që është diskutuar në grup lidhej me aktivitetin e së seancës së enjte parlamentare për buxhetin e 2019.

Ndërkohë që në Kuvend pritet që të diskurtohet ligji për buxhetin e vitit 2019, PD-ja ka thirrur në biznesmenë dhe ekonomisë për ta diskutuar buxhetin e ri me ta.

Çështje të tjera të diskutuara në mbledhjen e grupit janë: mbështetja e protestës së banorëve tek Unaza e Re; përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë, ku Basha kërkoi që procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme për t'i paraprirë mbledhjes së Kuvendit kombëtar më 15 dhjetor.

Ne duhet të vazhdojmë të diktojmë axhendën politike të vendit, ashtu siç kemi bërë deri më tani. 

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Mësohet se menjëherë pas mbledhjes së Kuvendit kombëtar të PD-së do të nisë edhe ngritja e shtabeve elektorale duke hedhur poshtë dyshimet se opozita do të bojkotonte zgjedhjet.

Një pikë tjetër e diskutuar gjatë mbledhjes është edhe informimi për misionin e Komisionit të Venecias, opinion i të cilëve mbi Vettingun e politikanëve pritet që të dalë pas dy javësh.

Një çështje mjaft e rëndësishme siç është ajo e djegies së mandateve duket se është anashkaluar nga ana e PD-së. Më datë 19 dhjetor opozita ka afatin e fundit për t’u rikthyer në parlament pasi rrezikojnë që t’u digjet mandati pasi që prej fillimit të këtij sesioni më datë 3 shtator opozita ka braktisur çdo Komision, përveç atij të ligjeve, dhe çdo seancë pleanare. Ndërkohë që seanca e radhës pritet të jetë në janar. 

Paralelisht me seancat plenare, grupi i PD dhe LSI mblidheshin në qytete problematike me krimin në vendit si: Shkodra, Durrësi, Vlora apo dhe Elbasani. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shunden-Bunden: 21/11/2018 18:14

    Basha mbledh magjaret me Mul Noken ne krye

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme