POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Do ha derisa të vdes”, rrëfehet i riu që peshon 317 kg: Rri gjithë kohës lakuriq

Casey King

Ai e ka kaluar gjithë jetën duke ngrënë ushqime fast-food dhe ka arritur të ketë këtë peshë që ka sot. Bëhet fjalë për Casey King, i cili është vetëm 34 vjeç dhe peshon 317 kg. Casey e kalon gjithë ditën duke luajtur video games lakuriq. “Bën nxehtë në Georgia dhe të gjitha rrobat më rrinë ngushtë. Prandaj unë ulem lakuriq, mbyll derën dhe askush nuk më bezdis,”- rrëfen 34-vjeçari për reality shoën “Family by Ton”.

King tregon se është i papunë dhe jeton me të atin. “Do të ha deri kur të vdes,”- shton ai në kamera. Banja nuk e zë prandaj  ai detyrohet të lahet jashtë në një legen të madh prej alumini. Familjarët e tij kanë rrëfyer se Casey ka lindur një fëmijë mjaft i shëndoshë dhe vazhdon të mbetet i tillë.

fl.mi.
Komento